KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Аријана Гранде го објави целиот албум во живо „Petal“ на iTunes

Ариана Гранде

Ариана Гранде

Фото: Асошиетед прес

Këngëtarja Ariana Grande ka publikuar “Petal (The Complete Live Album)”, vetëm një javë pasi përfundoi turneun e saj “Eternal Sunshine”, ka shkruar FemaleFirst.

Albumi, i disponueshëm vetëm në platformën iTunes, përmban 12 këngët e albumit “Petal”, si dhe një version live të këngës “Hate That I Made You Love Me”, të incizuar gjatë një prove të turneut.

Grande e mbylli turneun më 1 shtator në O2 Arena në Londër, ku nuk i mbajti dot lotët gjatë koncertit të fundit para një pushimi të planifikuar nga karriera.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës… Do ta ruaj gjithmonë në kujtesë këtë përvojë dhe kam fansat më të mirë në të gjithë botën”, u ka thënë ajo fansave mes emocioneve.

Në fund të fjalimit, këngëtarja i falënderoi ata që e kanë mbështetur “nga Honeymoon Avenue deri në Hampstead”.

Grande u përlot edhe gjatë interpretimit të “One Last Time (Attends-moi)” dhe i kërkoi publikut ta ndihmonte të këndonte, pasi e kishte të vështirë të vazhdonte.

Dy koncertet e fundit i zhvilloi me këpucë të rehatshme, pasi kishte pësuar një prerje të thellë në këmbë. Megjithatë, ajo u tha fansave se ishte duke u rikuperuar dhe ishte e vendosur të performonte.

Këngëtarja kishte sqaruar më herët se vendimi për t’u tërhequr përkohësisht nga vëmendja publike ishte marrë “shumë kohë më parë” dhe nuk lidhej me komentet në internet për pamjen e saj.

Ajo e përshkroi turneun si “një nga përvojat më shëruese, më të bukura, më të duhura dhe më të veçanta” të jetës së saj, duke u thënë fansave: “Do të doja që fjalët të mjaftonin për të shprehur se sa shumë ju dua”.