KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Аријана Гранде го критикува Трамп за користењето на нејзината песна во антитрансродово видео

Ариана Гранде

Ариана Гранде

Фото: Асошиетед прес

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga ekipi i fushatës së presidentit Donald Trump, ku ishte përdorur kënga e saj “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” për të promovuar mesazhe kundër personave trans, ka shkruar Краен рок.

Në video shfaqej Trumpi duke dalë në skenë në një tubim, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e Grandes. Videoja përmbante edhe mesazhe politike mbi pjesëmarrjen e personave trans në sport dhe shtatzëni.

Grande ka reaguar drejtpërdrejt në komentet e videos.

“Mos e përdorni më kurrë muzikën time. Gjithashtu, e vërteta juaj është e rreme”, ka shkruar ajo.

Sipas raportimeve, kompania diskografike e Grandes po ndërmerr hapa për ta hequr këngën nga videoja.

Ky nuk është rasti i parë që këngëtarja kundërshton përdorimin e muzikës së saj nga administrata Trump. Në muajin qershor, ajo ka reaguar edhe ndaj përdorimit të këngës “Bye” në një video të lidhur me politikat e migracionit të administratës.

исто така Аријана Гранде ја критикува Белата куќа за користењето на нејзината песна во видеото на ICE SHOWBIZ Аријана Гранде ја критикува Белата куќа за користењето на нејзината песна во видеото на ICE

Grande është pjesë e një liste gjithnjë e më të gjatë artistësh që kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës së tyre nga Trump dhe administrata e tij, përfshirë Taylor Swift, Sabrina Carpenter, Olivia Rodrigo, SZA, Katy Perry dhe Radiohead.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin për përdorimin e muzikës së artistëve në videot politike pa miratimin e tyre.