KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Ражон

Почина воениот злосторник Ратко Младиќ

Ратко Младиќ

Ratko Mladiqi, kriminel lufte i dënuar, i cili ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Srpska, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare në burgun e Hagës, kanë raportuar mediat serbe.

Mladiqi vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore, ndërsa gjatë javëve të fundit familja e tij, si dhe autoritetet e Serbisë dhe të entitetit të Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për ta transferuar në Beograd, ku do t’i kalonte ditët e fundit të jetës.

Ratko Mladiqi, me origjinë nga Kalinoviku, u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, dëbim dhe akte çnjerëzore, terrorizim dhe sulme të paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së. Gjykata e shpalli fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, shkruan Klix.ba.

Në opinionin publik botëror, për shkak të krimeve të tij, ai u bë i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës” (Butcher of Bosnia), pasi konsiderohet drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë në vitin 1995.