---
description: Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku tha se diskutuan mbi stabilitetin në
title: "Rutte në bisedë telefonike me Vuçiqin: Është e rëndësishme të punojmë për stabilitetin në Ballkan"
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/03/2ded542d-9d27-46c3-a3f6-c0157fe63adc.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# Rutte në bisedë telefonike me Vuçiqin: Është e rëndësishme të punojmë për stabilitetin në Ballkan

![Mark Rutte](https://resources.koha.net/images/2024/December/03/2ded542d-9d27-46c3-a3f6-c0157fe63adc.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Mark Rutte

Foto: Associated Press

- 3 mars 2025 19:38
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 3 mars 2025 19:38
- Shpërndaje në:

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku tha se diskutuan mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Rutte ka shkruar në X të hënën se është e rëndësishme “që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor”.

Shefi i NATO-s ka përmendur edhe partneritetin me Serbinë.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht, që të mbështesim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë partneritetin me Serbinë”, ka thënë Rutte.

Për bisedën me Rutten ka njoftuar edhe presidenti serb. Vuçiq ka shkruar në Instagram se ruajtja e paqes është interes me prioritet i të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon. Ai ka thënë se kanë theksuar “rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe serioze”. Vuçiq u shpreh se zyrtarit të NATO-s ia ka paraqitur edhe qëndrimet “për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë”.

“Ne kemi aranzhuar edhe një takim në Bruksel brenda muajit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Vuçiqit.

[#Mark Rutte](https://www.koha.net/tag/mark-rutte) [#Aleksandar Vuçiq](https://www.koha.net/tag/aleksandar-vuciq) [#serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#nato](https://www.koha.net/tag/nato) [#ballkani perendimor](https://www.koha.net/tag/ballkani-perendimor) [#stabiliteti](https://www.koha.net/tag/stabiliteti) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta) [#siguria](https://www.koha.net/tag/siguria)

Artikuj të ngjashëm

- [![Osmani diskuton me Rutten për sigurinë në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2025/May/26/c8e2fc72-8617-4ff7-93dd-e41719f937c5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 maj 2025 Osmani diskuton me Rutten për sigurinë në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/osmani-diskuton-me-rutten-per-sigurine-ne-kosove)
- [![Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile](https://resources.koha.net/images/2025/March/26/34f449b4-61df-48c9-bfb8-818f20a57270.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 2 pri 2025 Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/rutte-duhet-te-sigurohemi-qe-situata-ne-kosove-te-mbetet-stabile-1)
- [![Rutte për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Aleatët vendosin individualisht për marrëveshjet e tilla](https://resources.koha.net/images/2025/April/02/11f9c0c2-98ca-4cbc-a09f-64f5bf7d819b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 pri 2025 Rutte për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Aleatët vendosin individualisht për marrëveshjet e tilla](https://www.koha.net/arberi/rutte-per-aleancen-kosove-shqiperi-kroaci-aleatet-vendosin-individualisht-per-marreveshjet-e-tilla)
- [![Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile](https://resources.koha.net/images/2025/April/02/7304deee-58b3-425a-bca2-cea87d4066ba.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 pri 2025 Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile](https://www.koha.net/arberi/rutte-duhet-te-sigurohemi-qe-situata-ne-kosove-te-mbetet-stabile)
- [![NATO: S’lejojmë të rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor, është jetike për stabilitetin tonë](https://resources.koha.net/images/2025/January/14/39792989-0c0a-4a04-ab40-31b8b22af29e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 pri 2025 NATO: S’lejojmë të rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor, është jetike për stabilitetin tonë](https://www.koha.net/arberi/nato-slejojme-te-rrezikohet-siguria-e-ballkanit-perendimor-eshte-jetike-per-stabilitetin-tone)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Sporte të tjera.]() [Dramë në Ferizaj, Kastrioti e fiton Superkupën për herë të parë](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/drame-ne-ferizaj-kastrioti-e-fiton-superkupen-per-here-te-pare)

[Arbëri.]() [Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija](https://www.koha.net/arberi/nata-e-12-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim)

[Basketboll.]() [Bora ia shkakton Yllit humbjen e dytë](https://www.koha.net/basketboll/bora-ia-shkakton-yllit-humbjen-e-dyte)

[Futboll.]() [Rangnick thotë se ndaj Kosovës është vështirë të luhet](https://www.koha.net/futboll/rangnick-thote-se-ndaj-kosoves-eshte-veshtire-te-luhet)

[Futboll.]() [Irlanda me epërsi bindëse në ndeshjen e shumëpritur](https://www.koha.net/futboll/irlanda-me-epersi-bindese-ne-ndeshjen-e-shumepritur)

[Futboll.]() [Gilberto Mora thyen rekordin 96-vjeçar të Meksikës](https://www.koha.net/futboll/gilberto-mora-thyen-rekordin-96-vjecar-te-meksikes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rutte në bisedë telefonike me Vuçiqin: Është e rëndësishme të punojmë për stabilitetin në Ballkan","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/rutte-ne-bisede-telefonike-me-vuciqin-eshte-e-rendesishme-te-punojme-per-stabilitetin-ne-ballkan","datePublished":"2025-03-03T19:38:41+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:20:04+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":199,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku tha se diskutuan mbi stabilitetin në","url":"https://www.koha.net/rajon/rutte-ne-bisede-telefonike-me-vuciqin-eshte-e-rendesishme-te-punojme-per-stabilitetin-ne-ballkan","keywords":"Mark Rutte, Aleksandar Vuçiq, serbia, nato, ballkani perendimor, stabiliteti, lufta, siguria","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/03/2ded542d-9d27-46c3-a3f6-c0157fe63adc.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
