Dy herë kampioni i botës në boks, Zolani Tete, është vrarë afër shtëpisë së tij në Afrikën e Jugut.
38-vjeçari u vra të premten pas gjuajtjes me armë zjarri në Mdantsane, në Kepin Lindor.
Zyrtarët policorë kanë thënë se Tete ishte në makinën e tij dhe priste të hapej porta e shtëpisë kur dy të dyshuar, të armatosur, kanë dalë nga një makinë dhe kanë gjuajtur disa herë në drejtim të tij dhe pasagjeres 27-vjeçare, e cila vazhdon të jetë në spital.
Ministri i Sportit, Artit dhe Kulturës i Afrikës së Jugut, Gayton McKenzie, ka thënë se “Afrika e Jugut e ka uhmbur njërin prej luftëtarëve më të mirë që e ka pasur”.
Tete e mbajti titullin e kategorisë bantam në versionin WBO prej vitit 2017 deri në vitin 2019, si dhe ishte kampion i kategorisë super-mizë në versionin IBF.
Tete po ashtu është në Librin e Rekordeve për nokautin më të shpejtë në meç për titull. Siboniso Gonyan e kishte rrëzuar për 11 sekonda në vitin 2017.
Për herë të fundit, Tete u përball me britanikun Jason Cunningham në korrik të vitit 2022, dhe e kishte fituar meçin e zhvilluar në Londër.
Më pas kishte dalë pozitiv në testin për doping dhe ishte dënuar për katër vjet.
Tete pati 29 fitore në 34 luftëra.
Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
-
22 август 2026 12:19 ч
-
Споделете на: