KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
војската

Џудистите се натпреваруваат денес, се очекуваат медали

xx

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të garojnë të premten (sot) në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. 

Do të jetë befasi nëse nuk fitohen disa medalje. Po ashtu nëse nuk sigurohet ndonjë titull i kampionit, përkatësisht vend në shkallën më të lartë të podiumit. 

Kosova deri më tani e ka vetëm një medalje në “Taranto 2026”  - të artën që boksierja Donjeta Sadiku e fitoi të enjten. Sportistët e tjerë deri më tani nuk u janë afruar medaljeve.

Në fakt është pritur gara e xhudos për të pritur medalje më të shumta për Kosovën.

“Shorti është solid. Xhudistët janë gati dhe besojmë në paraqitje të suksesshme. Por le ta presim garën”, ka thënë trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, të enjten për KOHËN.

Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë, Fatjona Kasapi në kategorinë deri 52 kilogramë, Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, Akil Gjakova në 73 kilogramë dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 81 kilogramë, garojnë të premten.

Të shtunën në tatami dalin Laura Fazliu, që garon në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe Shpati Zekaj, që garon në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Lojërat Mesdhetare nuk janë ndonjë sfidë për nivelin që kanë xhudistët kosovarë, me gjithë mungesën e Distria Krasniqit, sportistes bindshëm më të mirë në vend. Në “Tarragona 2018”, të arta fituan Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova. Loriana Kuka fitoi të argjendtë.

Në “Oran 2022”, të arta fituan Distria, Laura Fazliu e Loriana Kuka, kurse të bronzta Flaka Loxha e Akil Gjakova. Të bronztë kishte edhe boksieri Shpëtim Bajoku.

Xhudistët kosovarë fitojnë medalje në të gjitha ngjarjet ku marrin pjesë. Madje i kanë pesë medalje olimpike, prej tyre tri të arta. Janë medaljet më të vlefshme të mundshme në sport.