Tyson Fury ka nisur menjëherë me “fyerje” ndaj Anthony Joshuas.
Ai ka folur për kohën e kaluar në sparing me boksierë të tjerë.
“Kam bërë shumë sparing në kohën time me boksierë amatorë. Anthony Joshua ishte njëri prej tyre. Ai e di se çfarë ka ndodhur. Kishte të bënte edhe me një çështje për orë të firmës Rolex”, ka thënë Fury ndër të tjera.
Ballafaqimi i shumëpritur mes dy ish-kampionëve të kategorisë së rëndë në boks është paraparë të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” në Cardiff.
Ai meç do të transmetohet në “Netflix”.
Atmosfera në konferencën për shtyp është e jashtëzakonshme.
Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin WBA.