KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
војската

Светското првенство во џудо започна, косовските натпреварувачи ги дознаа своите противници

Лаура Фазлиу

Лаура Фазлиу

Të dielën në Baku të Azerbajxhanit ka nisur Kampionati Botëror i xhudos. Në ditën e parë kanë garuar xhudistët e kategorisë deri në 60 kilogramë dhe xhudistet e kategorisë deri në 48 kilogramë.

Të hënën në program janë garat e kategorisë deri 66 kilogramë te xhudistët dhe deri në 52 kilogramë te xhudistet. Distria Krasniqi është dashur të garojë dhe të luftojë për medalje në kategorinë deri 52 kg, në të cilën është e para në ranglistën botërore. Por për shkak të një lëndimi, Distria nuk do të paraqitet në tatami. Ajo është në fazë rikuperimi. Rrjedhimisht bartësja e parë në 52 kilogramë është italiania Odette Giuffrida, e dyta në ranglistën botërore në këtë kategori.

Të martën garojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena, në kategorinë deri 73 kilogramë. Të dy startojnë prej xhiros së parë. Shorti ka përcaktuar që Akili përballë ta ketë legjendën e xhudos, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov. 29-vjeçari Heydarov është fitues në fuqi i Lojërave Olimpike. Në vitin 2024 e fitoi edhe të artën në Kampionat Botëror dhe kërkon suksesin para tifozëve azerbajxhanas. Ka edhe katër tituj të Evropës dhe medalje të tjera botërore e evropiane.

Edhe Akil Gjakova i takon elitës botërore në kategorinë që vlerësohet më e forta në xhudo. Rrjedhimisht pritet luftë e fortë për kalim në raundin e dytë.

Dardan Cena në xhiron e parë përballet me irlandezin Joshua Green. Në rast të fitores menjëherë në xhiron e dytë përballet me legjendën tjetër të xhudos, gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili.

Të mërkurën garon Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë. Ndonëse jo bartëse në short, Laura vlerësohet pretendente për medalje. Në xhiron e parë Laura është e lirë.

“Laura Fazliu po ashtu kthehet pasi fitoi të bronztën botërore vitin e kaluar”, ka shkruar faqja zyrtare e Unionit Evropian të Xhudos, ndërsa ka paraqitur xhudistet evropiane që mund të jenë të suksesshme në Botëror.

Të bronztën botërore, Laura Fazliu e ka fituar në dy vitet e kaluara.

Të premten në ngjarjen kryesore të vitit në xhudo, garon Shpati Zekaj. Në xhiron e parë të kategorisë deri në 100 kilogramë, Zekaj përballet me moldavin Vadim Ghimbovschi.

Në Botëror po garojnë 622 xhudistë nga 93 shtete të ndryshme. Në kategorinë deri në 73 kilogramë janë 50 xhudistë. Në kategorinë deri në 100 kilogramë janë 56 xhudistë, ndërsa në kategorinë deri në 63 kilogramë janë 48 xhudiste.

Vetëm 100 xhudistët më të ranguar në kategori e kanë të drejtën e paraqitjes në Kampionat Botëror.
Ndonëse vlerësohet kampionat shumë sfidues, nxënësit e kryemjeshtrit Driton Kuka do ta kërkojnë suksesin në Botërorin në Baku.