KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
војската

Доњета се фокусира на Европското првенство, се стреми кон уште едно злато

Доњета Садику

Medalja e artë e fituar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ka pasur vlerë të veçantë për boksieren Donjeta Sadiku. 

Sadiku e fitoi të artën në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke e mposhtur në finale garuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.

Deri më tani, medalja e Donjeta Sadikut është më e vlefshmja për Kosovën në “Taranto 2026”. 

Sadiku të hënën është paraqitur në konferencë për shtyp, kurse ka thekuar se në Lojërat Mesdhetare nuk ka boksuar vetëm për veten, por edhe për Kosovën. 

“Ka qenë shumë e rëndësishme për mua ta fitoj medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Ka qenë një ndër luftërat ku unë nuk kam luftuar vetëm për vete, por kam luftuar për vendin tim. Ka qenë një ndër luftërat që e kam përjetuar se çka është të luftosh për vendin tënd. Nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por fitimi i medaljes së artë është i rëndësishëm për gjithë shtetin e Kosovës. E kam ditur se në çfarë forme jam, si në aspektin psiqik ashtu edhe në stërvitje. Kam qenë në formën më të mirë dhe nuk kam pasur asnjë dyshim. Për atë arsye isha e bindur se do ta ngrejë flamurin”, ka thënë Donjeta Sadiku. 

Ajo i shënoi tri fitore në Taranto të Italisë. Bëri bujë sidomos meçi final me Kuluhovan, rusen që garon për Serbinë. Kuluhova nuk doli për ta pranuar medaljen e argjendtë.

“Ishte një meç me shumë tensione si në sallë ashtu dhe në rrjetet sociale. Është pritur me padurim meçi. Së bashku me trajneren time kemi diskutuar dhe kemi menduar që nuk do të dal në podium nëse ne arrijmë të fitojmë. Jemi fokusuar të fitojmë atë ndeshje dhe mos të merremi me pjesën nëse do të dal në podium apo jo. Boksieren që e kam pasur përballë është e dyta në botë. Është boksiere që e kemi respektuar shumë si unë si trajnerja ime. Kemi besuar shumë që do të shkojmë në tre raunde. Unë isha shumë e qetë, isha shumë mirë psiqikisht dhe gjëja që ka ndodhur me arkadë mund të ndodhë te çdo boksier. Nuk e kam pritur, por ashtu ndodhi”, ka shtuar Sadiku. 

Për suksesin e Donjetës ka folur edhe trajnerja Marjola Sallauka. 

Sallauka tha se fokusi tani është te Kampionati Evropian. 

Evropiani i boksit amator do të mbahet në Sofje të Bullgarisë nga 15 deri më 26 shtator. 

“Jam shumë e kënaqur me paraqitjen e Donjetës. Deri te medalja e artë ka qenë një sfidë e madhe sidomos meçi i fundit. Gjithmonë ka vend për përmirësime. Tashmë kemi Kampionatin Evropian shumë afër. Duhet që të punojmë shumë për këtë Kampionat. Lojërat Mesdhetare kanë rëndësinë e vet, e kanë sfidën e tyre, por Kampionati Evropian mendoj është dimension tjetër, ku sfida është më e madhe. Jemi duke punuar fort. Kemi punuar edhe më herët për të dy garat, jo vetëm për Lojërat Mesdhetare. Përgatitjet i kemi bërë edhe për Kampionatin Evropian gjithashtu. Besoj shumë që edhe në Kampionatin Evropian do ta ketë të njëjtën paraqitje dhe të fitojë medaljen e artë”, u shpreh Sallauka. 

Kosova i ka gjashtë medalje deri më tani në “Taranto 2026”. Pesë medaljet e tjera i kanë fituar xhudistët, një të argjendtë e katër të bronzta.

Lojërat Mesdhetare përfundojnë më 3 shtator.