KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
LIFESTYLE

Студија: Статините можат да го намалат ризикот од деменција

Деменција

Деменција

Фото: Асошиетед прес

Një studim i madh 15-vjeçar sugjeron se statinat, ilaçet që ulin nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak, apo kolesterolin, mund të lidhen me një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës, sidomos kur trajtimi nis më herët në jetë, ka shkruar Чувар.

Studiuesit ndoqën më shumë se 132 mijë persona në Danimarkë nga viti 2006 deri në 2021. Ata që nisën trajtimin me statina gjatë kësaj periudhe kishin rreth 10 për qind më pak rrezik për demencë, ndërsa te personat që e nisën më herët, rreziku ishte rreth 15 për qind më i ulët. Rezultatet ishin të ngjashme te gratë dhe burrat.

Doktori Tummas Ternhamar, një nga studiuesit, ka theksuar se koha e trajtimit mund të ketë rëndësi.

“Gjetjet tona mbështesin idenë se rreziku i demencës duhet trajtuar duke synuar disa faktorë njëkohësisht dhe se kolesteroli mund të jetë një prej tyre. Ajo që tregojnë rezultatet tona është se koha ka rëndësi: veprimi më herët duket më i dobishëm sesa veprimi më vonë”, ka thënë ai.

Statinat ulin nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak që njihet si kolesteroli LDL (“kolesteroli i keq”), i cili mund të shkaktojë krijimin e pllakave në arterie dhe të rrisë rrezikun për infarkt dhe sulm në tru. Studiuesit mendojnë se përmirësimi i shëndetit të enëve të gjakut mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e trurit.

Sipas ekspertëve, shëndeti i zemrës dhe ai i trurit janë të lidhur ngushtë. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se trajtimi i kolesterolit të lartë që nga mosha e mesme, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të demencës.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky ishte një studim vëzhgues, ndaj rezultatet tregojnë një lidhje mes statinave dhe rrezikut më të ulët të demencës, por nuk provojnë se statinat janë shkaku i drejtpërdrejtë i këtij reduktimi.

“Ky studim i shtohet provave që lidhin shëndetin e zemrës me shëndetin e trurit. Ai përforcon faktin se ajo që është e mirë për zemrën është e mirë edhe për trurin. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të vërtetuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes statinave dhe uljes së rrezikut të demencës”, ka thënë doktoresha Honorine Lebraud nga Alzheimer’s Research UK.

Profesori Bryan Williams ka cekur gjithashtu se është me rëndësi të dihet që statinat janë barna që përdoren sipas nevojës dhe rekomandimit të mjekut, dhe se ky studim nuk do të thotë se çdo person duhet të nisë të marrë statina për të parandaluar demencën.