KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
LIFESTYLE

Албанија, туристичката дестинација што се очекува да биде во тренд во 2027 година

Албанија, море, Ксамил, летен одмор

Shqipëria pritet të jetë një nga destinacionet më të kërkuara për udhëtime gjatë vitit 2027, sipas të dhënave të reja të publikuara nga “Advantage Travel Partnership”, një konsorcium britanik i agjencive të pavarura të udhëtimit.

Vendi është cilësuar si destinacioni për t’u ndjekur në vitin 2027, kryesisht për shkak të plazheve dhe raportit të favorshëm mes çmimit dhe përvojës turistike, raportoi të mërkurën “Euronews”.

Përveç Shqipërisë, në listën e destinacioneve që pritet të kenë rritje të interesimit gjatë vitit të ardhshëm janë edhe Hong Kongu, Egjipti dhe Vietnami.

Të dhënat për rezervimet e verës së vitit 2026 japin gjithashtu një pasqyrë për pritshmëritë për vitin e ardhshëm.

Për udhëtarët britanikë, Spanja ishte destinacioni më i rezervuar gjatë verës, me Tenerife, Mallorca dhe Costa Blanca ndër destinacionet më të preferuara për udhëtime në distanca të shkurtra.

Sa u përket udhëtimeve në distanca të gjata, New Yorku, Orlando, Xhamajka dhe Tajlanda kryesuan listën e destinacioneve më të rezervuara.

Konflikti në Lindjen e Mesme ndikoi gjithashtu në zgjedhjet e turistëve. Udhëtarët që fillimisht kishin planifikuar të vizitonin këtë rajon, në shumë raste zgjodhën destinacione në SHBA, Karaibe dhe Lindjen e Largët.