KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
LIFESTYLE

Ракот на дојка не секогаш се појавува како грутка: Знаци на кожата што не треба да ги игнорирате

Ран преглед
  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 12 октомври 2026 16:20 часот

  • Споделете на:

Ndryshimet në lëkurën e gjirit mund të jenë ndër shenjat e para të kancerit, ndërsa trajtimet kundër sëmundjes mund të shkaktojnë efekte anësore në lëkurë, flokë dhe thonj. Mjekët këshillojnë që çdo ndryshim i ri ose i vazhdueshëm të kontrollohet nga një profesionist shëndetësor

Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë si një kokërr e dallueshme. Në disa raste, shenjat e para vërehen në lëkurë. Sipas studimeve, deri në 10 për qind e pacienteve me kancer të gjirit janë diagnostikuar fillimisht për shkak të ndryshimeve të tilla, ka shkruar ABC News.

Edhe trajtimet kundër kancerit mund të shkaktojnë probleme në lëkurë, flokë dhe thonj, të cilat, sipas studimeve, prekin deri në 94 për qind të pacienteve.

“Përfshirja e një dermatologu që në fillim të trajtimit ndihmon në vlerësimin e gjendjes fillestare të lëkurës dhe në përgatitjen e një plani në rast se shfaqen efekte anësore”, ka thënë dermatologia Kiran Mian për ABC News.

Cilat ndryshime në lëkurë mund të jenë shenjë paralajmëruese?

Kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit që përhapet më shpesh në lëkurë. Ndryshimet e dukshme mund të përfshijnë: ndryshim të ngjyrës së lëkurës së gjirit, skuqje ose puçrra që nuk largohen, ënjtje dhe rritje të temperaturës së lëkurës, lëkurë me gropëza, që ngjan me sipërfaqen e lëvozhgës së portokallit si dhe thithkë që tërhiqet nga brenda.

Këto shenja nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht kancer, pasi mund të shkaktohen edhe nga probleme të tjera. Megjithatë, nëse janë të reja, vazhdojnë për një kohë të gjatë ose nuk përmirësohen, është e rëndësishme të vlerësohen nga mjeku.

Një formë e rrallë, por agresive, është kanceri inflamator i gjirit, i cili përbën rreth 1-5 për qind të rasteve të kancerit të gjirit. Ai mund të përparojë më shpejt se format më të zakonshme dhe shpesh nuk shkakton një kokërr të dallueshme.

Për këtë arsye, mund të ngatërrohet me një infeksion të gjirit ose me një skuqje të ngjashme me ekzemën. Në disa raste, pacientet marrin antibiotikë pa përmirësim, çka mund ta shtyjë mjekun të kërkojë ekzaminime të mëtejshme, përfshirë biopsinë e lëkurës.

“Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë si një kokërr”, ka theksuar onkologia Elizabeth Comen.

Si ndikojnë trajtimet në lëkurë dhe flokë?

Radioterapia mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, të ngjashme me djegien nga dielli, si dhe ënjtje, kruarje dhe errësim të zonës së trajtuar. Në rastet më të rënda, lëkura mund të bie dhe të lëshojë lëngje.

Për kujdesin e lëkurës gjatë trajtimit, dermatologia Mian rekomandon produkte të buta, pa aromë, dhe hidratim të rregullt, sipas udhëzimeve të ekipit mjekësor.

Reagimet më të rënda duhet të diskutohen me mjekun që ndjek trajtimin ose me dermatologun. Në varësi të rastit, mund të nevojiten kremra mjekësorë ose ndryshime në trajtim, të vendosura vetëm nga ekipi onkologjik.

Një tjetër shqetësim i madh për pacientet është rënia e flokëve. Sipas studimeve të cituara në artikull, më shumë se 70 për qind e pacienteve e konsiderojnë atë efektin anësor që i frikëson më shumë, ndërsa rreth 10 për qind kanë menduar të refuzojnë kimioterapinë për këtë arsye.

“Rënia e flokëve nuk është diçka sipërfaqësore. Ajo mund të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit të një personi”, ka thënë Comen.

Megjithatë, jo të gjitha trajtimet me kimioterapi shkaktojnë domosdoshmërisht rënie të flokëve.

Një mundësi për ta kufizuar këtë efekt është ftohja e skalpit, përmes një kapuçi të posaçëm që përdoret gjatë kimioterapisë. Sipas një studimi, deri në dy të tretat e grave që përdorën këtë metodë ruajtën të paktën gjysmën e flokëve. Efektiviteti varet nga lloji i trajtimit dhe skema e kimioterapisë.

Rënia ose hollimi i flokëve mund të prekë edhe vetullat dhe qerpikët. Pas përfundimit të trajtimit, dermatologu mund të këshillojë mundësi të përshtatshme për menaxhimin e rënies së flokëve dhe ndryshimeve të tjera të lëkurës.

Кога треба да побарате медицинска помош?

Ekspertët këshillojnë që pacientet të mos i neglizhojnë ndryshimet e reja në lëkurën e gjirit, sidomos kur ato vazhdojnë ose nuk përmirësohen.

Një skuqje nuk do të thotë automatikisht se bëhet fjalë për kancer, por as mungesa e një kokrre nuk e përjashton sëmundjen.

Mjekët këshillojnë që të mos prisni shfaqjen e një kokrre për të kërkuar kontroll mjekësor. Zbulimi i hershëm i ndryshimeve dhe vlerësimi i tyre nga specialistët mund të ndihmojnë në identifikimin e problemit dhe në marrjen e kujdesit të duhur.