---
description: Personat që flenë keq kanë më shumë gjasa që truri i tyre të duket më i vjetër sesa mosha e tyre reale. Kjo del nga një studim i gjerë i imazheve të trurit nga
title: Gjumi i keq mund ta përshpejtojë plakjen e trurit
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/09/1c319b50-ec4d-4b22-9c55-97603c652d8b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Gjumi i keq mund ta përshpejtojë plakjen e trurit

![Gjumi](https://resources.koha.net/images/2025/January/09/1c319b50-ec4d-4b22-9c55-97603c652d8b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

gjumi

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 3 tetor 2025 13:12
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 3 tetor 2025 13:12
- Shpërndaje në:

Personat që flenë keq kanë më shumë gjasa që truri i tyre të duket më i vjetër krahasuar me moshën e tyre reale. Kjo del nga një studim i gjerë i imazheve të trurit nga instituti Karolinska, i publikuar në revistën "eBioMedicine", me titull “Poor sleep health is associated with older brain age: the role of systemic inflammation”, ka raportuar [MedicalXPress.](https://medicalxpress.com/news/2025-09-poor-brain-aging.html)

Sipas studiuesve, inflamacioni i shtuar në trup mund të shpjegojë pjesërisht këtë lidhje.

Gjumi i keq është lidhur më parë me demencën, por ende nuk është e qartë nëse zakonet e këqija të gjumit shkaktojnë zhvillimin e demencës apo janë thjesht simptomë e hershme e saj.

Studiuesit hetuan lidhjen midis karakteristikave të gjumit dhe se sa i vjetër duket truri krahasuar me moshën kronologjike.

Në studim u përfshinë 27,500 persona të moshës së mesme dhe të moshuar, të dhënat e të cilëve u morën nga "UK Biobank", e që iu nënshtruan incizimeve (MRI) të trurit. Studiuesit vlerësuan moshën biologjike të trurit bazuar në mbi një mijë fenotipe të trurit.

[Edhe ![Gjumi i çrregullt mund të ndikojë në plakjen e trurit](https://resources.koha.net/images/2024/October/24/f1656227-9a3c-44d2-ac9f-204e49fed55c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 24 tet 2024 Gjumi i çrregullt mund të ndikojë në plakjen e trurit](https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-i-crregullt-mund-te-ndikoje-ne-plakjen-e-trurit)

Cilësia e gjumit e pjesëmarrësve u vlerësua bazuar në pesë faktorë të vetë-raportuar: kronotipi (person i mëngjesit ose i natës), kohëzgjatja e gjumit, pagjumësia, gërhitja dhe gjumi gjatë ditës.

Ata u ndanë në tre grupe:

-Gjumë i shëndetshëm

-Gjumë i mesëm

-Gjumë i keq

“Diferenca midis moshës së trurit dhe moshës reale u rrit rreth gjashtë muaj për çdo pikë ulje në indeksin e gjumit të shëndetshëm.Personat me gjumë të keq kishin trurin që dukej mesatarisht një vit më i vjetër se mosha e tyre reale”, ka shpjeguar Abigail Dove, studiuese në Departamentin e Neurobiologjisë në institutin Karolinska, e cila udhëhoqi studimin.

Për të kuptuar se si gjumi i keq mund të ndikojë në tru, studiuesit shqyrtuan gjithashtu nivelin e inflamacionit të ulët në trup. Ata gjetën se inflamacioni shpjegonte pak më shumë se 10 për qind të lidhjes midis gjumit të keq dhe plakjes së trurit.

[Edhe ![Pagjumësia kronike mund ta bëjë trurin të plaket më shpejt](https://resources.koha.net/images/2025/September/12/8f6a0ffd-aad9-47e8-a7bd-0c995c06b711.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 12 sht 2025 Pagjumësia kronike mund ta bëjë trurin të plaket më shpejt](https://www.koha.net/lifestyle/pagjumesia-kronike-mund-ta-beje-trurin-te-plaket-me-shpejt)

“Gjetjet tona tregojnë se gjumi i keq mund të kontribuojë në plakjen e shpejtë të trurit dhe nënvizojnë inflamacionin si një nga mekanizmat themelorë. Duke qenë se gjumi mund të përmirësohet, është e mundur të parandalojmë plakjen e shpejtë të trurit dhe ndoshta edhe rënien e aftësive njohëse përmes gjumit më të shëndetshëm”, ka thënë Dove.

Mekanizma të tjerë që mund ta shpjegojnë këtë lidhje janë:

-Ndikimi negativ mbi sistemin e pastrimit të mbeturinave të trurit, i cili është aktiv kryesisht gjatë gjumit

-Ndikimi mbi shëndetin kardiovaskular, që më pas ndikon negativisht në tru

**Limitimet që pati studimi**

Pjesëmarrësit në "UK Biobank" janë më të shëndetshëm se popullsia e përgjithshme në Britani, çka mund të kufizojë zbatueshmërinë e rezultateve.

[Edhe ![Rreziku për Alzheimer rritet kur mungesa e gjumit të thellë shkakton dëmtime në tru](https://resources.koha.net/images/2025/April/01/b226f16d-7ace-4a86-96a4-8ae7bc8a55bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 1 pri 2025 Rreziku për Alzheimer rritet kur mungesa e gjumit të thellë shkakton dëmtime në tru](https://www.koha.net/lifestyle/studimi-rreziku-i-alzheimerit-rritet-kur-ulja-e-gjumit-te-thelle-shkakton-demtime-ne-tru)

Rezultatet bazohen në vetë-raportimin e gjumit nga pjesëmarrësit.

Studimi u realizua në bashkëpunim me "Swedish School of Sport and Health Sciences", si dhe "Tianjin Medical University" dhe "Sichuan University" në Kinë, ndër të tjera.

[#Gjumi](https://www.koha.net/tag/gjumi) [#gjumi i keq](https://www.koha.net/tag/gjumi-i-keq) [#gjumi i mire](https://www.koha.net/tag/gjumi-i-mire) [#ndikimi i gjumit](https://www.koha.net/tag/ndikimi-i-gjumit) [#shendeti](https://www.koha.net/tag/shendeti) [#plakja](https://www.koha.net/tag/plakja) [#Parandalimi i plakjes](https://www.koha.net/tag/parandalimi-i-plakjes) [#pershpejtimi i plakjes](https://www.koha.net/tag/pershpejtimi-i-plakjes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Përse plakja e trurit dallon shumë mes njerëzve](https://resources.koha.net/images/2024/November/08/6bd723fc-bf1b-4e0c-8f7a-cadf0d4fd9df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 8 nën 2024 Përse plakja e trurit dallon shumë mes njerëzve](https://www.koha.net/lifestyle/perse-plakja-e-trurit-dallon-shume-mes-njerezve)
- [![Studimi: Gjumi jo i mirë rrit rrezikun për demencë](https://resources.koha.net/images/2024/November/07/bd32ed03-d6f2-4cf9-9b7b-4dac229faae4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 nën 2024 Studimi: Gjumi jo i mirë rrit rrezikun për demencë](https://www.koha.net/lifestyle/studimi-gjumi-jo-i-mire-rrit-rrezikun-per-demence)

[Arbëri.]() [GAP: Qeveria për 9 muaj shpenzoi vetëm 30 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale](https://www.koha.net/arberi/gap-qeveria-per-9-muaj-shpenzoi-vetem-30-per-qind-te-buxhetit-te-planifikuar-per-investime-kapitale)

[Basketboll.]() [Bashkimi fiton edhe ndaj Vëllaznimit të Gjakovës](https://www.koha.net/basketboll/bashkimi-fiton-edhe-ndaj-vellaznimit-te-gjakoves)

[Arbëri.]() [Paralajmërohen protesta edhe në ditën e shtatë nga vrasja e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/paralajmerohen-protesta-edhe-ne-diten-e-shtate-nga-vrasja-e-arlinda-zekajt)

[Kronikë.]() [Një shtetas i Kosovës humb jetën në aksident në Shqipëri](https://www.koha.net/kronike/nje-shtetas-i-kosoves-humb-jeten-ne-aksident-ne-shqiperi)

[Kulturë.]() [Nata e dytë e “Akordeve të Kosovës”, sonte ndahen çmimet](https://www.koha.net/kulture/nis-nata-e-dyte-e-festivalit-te-kenges-sonte-ndahen-cmimet)

[Botë.]() [Presidenti i Polonisë akuzon kryeministrin për marrjen me forcë të gjykatës së lartë](https://www.koha.net/bote/presidenti-i-polonise-akuzon-kryeministrin-per-marrjen-me-force-te-gjykates-se-larte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gjumi i keq mund ta përshpejtojë plakjen e trurit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-i-keq-mund-ta-pershpejtoje-plakjen-e-trurit","datePublished":"2025-10-03T13:12:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:35:06+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":531,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Personat që flenë keq kanë më shumë gjasa që truri i tyre të duket më i vjetër sesa mosha e tyre reale. Kjo del nga një studim i gjerë i imazheve të trurit nga","url":"https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-i-keq-mund-ta-pershpejtoje-plakjen-e-trurit","keywords":"Gjumi, gjumi i keq, gjumi i mire, ndikimi i gjumit, shendeti, plakja, Parandalimi i plakjes, pershpejtimi i plakjes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/09/1c319b50-ec4d-4b22-9c55-97603c652d8b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
