---
description: Ndërsa rastet e ftohjes e gripave janë më të shpeshta më fillimin e motit të ftohtë apo të luhatshëm, ka disa gjëra që duhet ditur rreth ndryshimit që ka ndërmj
title: Dallimet në mes të simptomave të ftohjes, gripit dhe Covidit
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/15/ec1fa89f-c0b7-45a7-9527-90b71e19fcf5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Dallimet në mes të simptomave të ftohjes, gripit dhe Covidit

![Grip, ftohje apo Covid?](https://resources.koha.net/images/2024/October/15/ec1fa89f-c0b7-45a7-9527-90b71e19fcf5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Grip, ftohje apo Covid?

- Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 15 tetor 2024 14:25
- Shpërndaje në:

- Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 15 tetor 2024 14:25
- Shpërndaje në:

Ndërsa rastet e ftohjes e gripave janë më të shpeshta me ftohjen e motit, ka disa gjëra që duhet ditur rreth ndryshimit që ka ndërmjet tyre, përfshirë edhe simptomat e variantit të fundit të virusit Covid.

Pasi simptomat janë shumë të ngjashme, njerëzit mund të mos e dinë nëse kanë grip, ftohje apo Covid.

Meqë varianti XEC i Covidit, i cili së pari u detektua në Gjermani në muajin qershor, është prezent në disa shtete, [The Sun](https://www.the-sun.com/health/9631179/cold-flu-covid-new-variant-symptoms/) ka shkruar për dallimet në mes të simptomave për të tria gjendjet.

“Nëse jeni duke përjetuar simptoma të gripit apo Covidit, të tilla si temperaturë e lartë, kollë dhe ndjenja të lodhjes ndërkohë që keni dhimbje në trup, mundohuni ta shmangni kontaktin me persona të tjerë”, ka thënë doktori Jamie Lopez Bernal.

**Simptomat e variantit XEC të Covidit**

[Edhe ![Është ftohje, grip apo Covid? Si t’i shmangim format më të rënda](https://resources.koha.net/images/2020/January/14/gripi1578985777.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 4 tet 2025 Është ftohje, grip apo Covid? Si t’i shmangim format më të rënda](https://www.koha.net/lifestyle/eshte-ftohje-grip-apo-covid-si-ti-shmangim-format-me-te-renda)

Ani pse të gjitha simptomat specifike ende nuk dihen, këtu përfshihen lodhja, kokëdhimbja, dhimbja e fytit, kolla e thatë dhe temperatura.

Humbja e shqisës së shijes dhe nuhatjes, janë raportuar nga tre për qind e atyre personave që janë infektuar në Britani.  
Për personat që vuajnë nga Covidi, doktori ka këshilluar se duhet të pushojnë dhe të pinë mjaftueshëm ujë në mënyrë që organizmi të qëndrojë i hidratuar ndërkohë që duhet të përdorin ilaçe si paracetamoli për lehtësim të simptomave.

**Simptomat e gripit**

Për shumë njerëz që kanë dyshime se a janë ftohur apo janë me grip, në simptoma të gripit përfshihen: temperatura e lartë, dhimbje trupore, lodhja, kolla e thatë, dhimbje fyti, kokëdhimbje, vështirësi për të fjetur, humbje e oreksit, diarre, dhimbje barku, vjellje dhe mundim.

Kolla e thatë mund të jetë simptomë e ngjashme me personat që kanë Covid.

**Simptomat e ftohjes**

Rhinovirusi, i cili më së shpeshti njihet si ftohje e zakonshme, është infeksion i lehtë viral që qarkullon gjatë tërë vitit, simptomat e të cilit përfshijnë: bllokim dhe rrjedhje të hundës, dhimbje fyti, kokëdhimbje, kollë, teshtima, rritje të temperaturës, presion në vesh dhe fytyrë, humbje e shijes dhe nuhatjes.

[Edhe ![Shenjat e hershme e më të zakonshme të gripit](https://resources.koha.net/images/2026/January/09/c8fd468e-fdd6-49cc-85fc-4671df2c9707.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 9 jan 2026 Shenjat e hershme e më të zakonshme të gripit](https://www.koha.net/lifestyle/shenjat-e-hershme-e-me-te-zakonshme-te-gripit)

Dallimi ndërmjet gripit dhe ftohjes është se ftohja nuk shkakton rritje të menjëhershme të temperaturës.

Mund të ketë më shumë bllokime në sinus dhe të krijojë ndjesinë se janë të mbushur, përkundër simptomave të gripit, që anojnë më shumë kah lodhja trupore.  

[#virus](https://www.koha.net/tag/virus) [#covid](https://www.koha.net/tag/covid) [#Covid-19](https://www.koha.net/tag/covid-19) [#coronavirus](https://www.koha.net/tag/coronavirus) [#grip](https://www.koha.net/tag/grip) [#ftohje](https://www.koha.net/tag/ftohje) [#simptomat](https://www.koha.net/tag/simptomat)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shenjat që tregojnë se jemi të prekur nga gripi sezonal](https://resources.koha.net/images/2020/December/21/21grip1608550317.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 13 dhj 2025 Shenjat që tregojnë se jemi të prekur nga gripi sezonal](https://www.koha.net/lifestyle/shenjat-qe-tregojne-se-jemi-te-prekur-nga-gripi-sezonal)
- [![Simptomat e gjata pas COVID-it janë unike, zgjasin më shumë se ato të gripit e pneumonisë](https://resources.koha.net/images/2025/January/03/c3b231b4-cb30-4b18-beb5-501647abc80a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 2 maj 2025 Simptomat e gjata pas COVID-it janë unike, zgjasin më shumë se ato të gripit e pneumonisë](https://www.koha.net/lifestyle/studimi-simptomat-e-covid-it-te-gjate-jane-unike-dhe-zgjasin-me-shume-se-ato-te-gripit-e-pneumonise)
- [![A është e mundur që gripi të bjerë dy herë brenda një sezoni?](https://resources.koha.net/images/2025/February/10/f9dd709c-2183-4ab3-96ed-205a67874b89.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 10 shk 2025 A është e mundur që gripi të bjerë dy herë brenda një sezoni?](https://www.koha.net/lifestyle/a-eshte-e-mundur-qe-gripi-te-bjere-dy-here-brenda-nje-sezoni)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

[Futboll.]() [Interi fiton derbin, i afrohet në një pikë Lazios](https://www.koha.net/futboll/interi-fiton-derbin-i-afrohet-ne-nje-pike-lazios)

[Arbëri.]() [Ilaz Ramajli në PIKË me Veton Surroin (II)](https://www.koha.net/arberi/ilaz-ramajli-ne-pike-me-veton-surroin-ii)

[Futboll.]() [Asllani në formë, pas golit edhe asiston](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dallimet në mes të simptomave të ftohjes, gripit dhe Covidit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/dallimet-ne-mes-te-simptomave-te-ftohjes-gripit-dhe-covidit","datePublished":"2024-10-15T14:25:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:11+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":411,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ndërsa rastet e ftohjes e gripave janë më të shpeshta më fillimin e motit të ftohtë apo të luhatshëm, ka disa gjëra që duhet ditur rreth ndryshimit që ka ndërmj","url":"https://www.koha.net/lifestyle/dallimet-ne-mes-te-simptomave-te-ftohjes-gripit-dhe-covidit","keywords":"virus, covid, Covid-19, coronavirus, grip, ftohje, simptomat","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/15/ec1fa89f-c0b7-45a7-9527-90b71e19fcf5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
