KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
LIFESTYLE

ADHD не е само проблем: Студијата покажува потенцијална предност

АДХД

илустративна фотографија

Studim i ri nga Constructor University në Bremen të Gjermanisë sugjeron se mënyra se si funksionon vëmendja te personat me Attention-Deficit/Hyperactivity Disorder (ADHD) (shqip: çrregullim i vëmendjes së pamjaftushme, hiperaktivitetit dhe reagimeve impulsive)  mund të lidhet edhe me një aftësi pozitive: kreativitetin, ka shkruar ИНЦ

Studiuesit analizuan kërkime të mëparshme mbi ADHD-në, vëmendjen dhe mënyrën se si truri krijon ide të reja. Sipas tyre, vëmendja që shpërqendrohet ose “endet” nuk është domosdoshmërisht një dobësi. Në rrethana të caktuara, ajo mund të ndihmojë trurin të krijojë lidhje të pazakonta mes ideve.

“Ka një tendencë për t’i parë kushtet si ADHD vetëm përmes asaj që mungon ose që duhet rregulluar. Por modelet neurodivergjente të vëmendjes nuk janë vetëm probleme. Ato mund të hapin rrugë drejt mënyrës së të menduarit me shumë krijues, kur drejtohen në mënyrën e duhur”, thuhet në raportin e studimit.

Pse ADHD mund të lidhet me kreativitetin?

Sipas studiuesve, një nga keqkuptimet më të mëdha është ideja se vëmendja është e vlefshme vetëm kur është e përqendruar ngushtë në një detyrë.

исто така Нова студија: Употребата на парацетамол за време на бременост не претставува ризик од аутизам кај децата LIFESTYLE Нова студија: Употребата на парацетамол за време на бременост не претставува ризик од аутизам кај децата

Por një mendje që “endet” mund të bëjë lidhje mes informacioneve dhe ideve që një person tjetër mund të mos i vërejë.

“Një mendje që endet ose është më pak e fokusuar nuk tregon domosdoshmërisht një dështim të vëmendjes. Ajo mund të pasqyrojë mekanizma që i mundësojnë trurit të krijojë lidhje të papritura mes ideve, një proces thelbësor për të menduarit krijues”, thuhet tutje në raport.

Kjo mund të jetë interesante sidomos për njerëzit që punojnë në fusha ku kërkohen ide të reja, kreativitet dhe inovacion.

Arti dhe muzika mund të ndihmojnë

Studiuesit sugjerojnë se aktivitete si vizatimi, shkrimi, muzika, kërcimi dhe disa forma të lojërave mund t’u japin personave me ADHD një mënyrë të strukturuar për ta përdorur këtë mënyrë të të menduarit.

исто така Храна што може да помогне во намалувањето на штетните масти во крвта LIFESTYLE Храна што може да помогне во намалувањето на штетните масти во крвта

Këto aktivitete mund të ofrojnë strukturë, pa kërkuar domosdoshmërisht përqendrimin e ngushtë që shpesh është i vështirë për personat me ADHD.

“Shprehja autentike krijuese është shumë më tepër se një shpërqendrim i këndshëm. Ajo angazhon të njëjtat qarqe nervore që lidhen me kontrollin e vëmendjes dhe mund të shërbejë si një stërvitje për trurin”, thuhet në raportin e studimit.

Sipas studiusve, aktivitetet krijuese, sidomos te fëmijët, mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësisë për t’u përqendruar duke punuar me mënyrën natyrale të funksionimit të trurit, dhe jo kundër saj.

Megjithatë, studim nuk provon se arti apo muzika e trajtojnë ADHD-në.

исто така Бидете внимателни со картонските кутии: Тие можат да привлечат лебарки LIFESTYLE Бидете внимателни со картонските кутии: Тие можат да привлечат лебарки

Punimi është një analizë e kërkimeve ekzistuese dhe propozon ide për mënyra të reja për ta kuptuar dhe trajtuar ADHD-në. Studiuesit theksojnë se nevojiten studime klinike të kontrolluara për të parë nëse terapitë kreative përmirësojnë realisht simptomat.

“Ky punim nuk është një provë klinike që tregon përmirësim të simptomave. Hapi tjetër i rëndësishëm është kryerja e kërkimeve rigoroze dhe të kontrolluara për të vlerësuar drejtpërdrejt këto mundësi terapeutike”, thuhet në raportin e studimit.