KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Љубопитност

Форбс ја рангира Албанија меѓу најдобрите земји во светот за американските пензионери

Влора

Vlorë (Foto: Getty)

Revista e njohur prestigjioze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e saj vjetore të vendeve më të mira në botë për të jetuar pas pensionimit. Ndër 24 shtetet e përzgjedhura nga të gjitha kontinentet, Shqipëria zë një vend të rëndësishëm në mesin e 12 destinacioneve kryesore evropiane.

“Forbes” ka analizuar 96 lokacione të ndryshme në botë në bazë të kostos së jetesës, cilësisë së kujdesit shëndetësor, lehtësisë së marrjes së lejes së qëndrimit, stabilitetit politik dhe klimës.

Katër qytetet shqiptare të rekomanduara

Për Shqipërinë, revista amerikane veçon katër qytete kryesore si zona me potencialin më të madh për të tërhequr të pensionuarit e huaj:

Тирана - si qendra kryesore urbane, kulturore dhe administrative;

исто така Голем спектакл, се појавува целосно затемнување Љубопитност Голем спектакл, се појавува целосно затемнување

Драч - për afërsinë me kryeqytetin dhe daljen në det;

Валона и Саранда - si perla të bregdetit jugor, të cilat ofrojnë klimë mesdhetare, plazhe të jashtëzakonshme dhe një stil jetese me kosto të përballueshme.

Kostoja e jetesës dhe lehtësia e procedurave

Sipas analizës së “Forbes”, avantazhet kryesore që e bëjnë Shqipërinë një nga zgjedhjet më të favorshme janë:

Kostoja e jetesës: Është dukshëm më e ulët se mesatarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve të Evropës Perëndimore.

исто така Вечерва се случува големиот небесен спектакл, еве во кое време ќе се гледа во Косово Љубопитност Вечерва се случува големиот небесен спектакл, еве во кое време ќе се гледа во Косово

Marrja e lejes së qëndrimit: Procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit për pensionistët e huaj vlerësohen si relativisht të thjeshta dhe të lehta.

Kujdesi shëndetësor: Cilësohet si "i kënaqshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm".

Pozicionimi i Evropës dhe rajonit

Nga 24 shtetet e përfshira në listën e vitit 2026, gjysma e tyre ndodhen në Evropë. Përveç Shqipërisë, në listë figurojnë edhe Mali i Zi, Greqia, Italia, Qiproja, Portugalia, Spanja, Franca, Austria, Irlanda, Malta dhe Sllovenia.

исто така „1 милион евра во ѓубре“, собирачи на отпад „спасуваат“ лотариски билет во Италија Љубопитност „1 милион евра во ѓубре“, собирачи на отпад „спасуваат“ лотариски билет во Италија

Ekspertët e “Forbes” vërejnë se rritja e kostos së jetesës në SHBA po nxit gjithnjë e më shumë amerikanë të kërkojnë alternativa jashtë vendit, ku Shqipëria po konsolidon pozitën e saj si një nga destinacionet më atraktive për nga raporti mes çmimit dhe cilësisë së jetës.