Thirrjes së PDK-së për thirrjen për rifillimin e seancës konstituive të Kuvendit u janë bashkuar deputetë të Aleancës dhe LDK-së. Në sallën e Kuvendit ku pati përplasje verbale mes deputetëve, kërkesës së këtyre subjekteve iu përgjigj ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ajo ka deklaruar se seanca do të vazhdojë vetëm pasi partitë të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit
Në sallën plenare që për të tretën ditë hapi dyert për t’u vizituar nga mërgimtarët, hynë deputetët e PDK-së, të cilët bënë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.
“Thirrni seancën!” ka qenë thirrja e tyre.
Deputeti i kësaj partie, Arian Tahiri, akuzoi Vetëvendosjen se dyert e sallës i mbylli të premten, kur ka qenë afati i fundit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re.
“Organizatë banditeske, e cila është e mveshur me petkun e pushtetit dhe përmes pushtetit po e çon në rendin kushtetues dhe po tenton të futë shoqërinë dhe vendin tonë në anarki”, ka thënë Tahiri.
Seanca për konstituimin e Kuvendit është ndërprerë me kërkesë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se punimet duhet të vazhdojnë tek atëherë kur subjektet politike arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
исто така
Курти најави средби со претседателот, опозицијата го обвинува за политички ќорсокак
Krahas deputetëve të PDK-së, edhe ata të Aleancës bënë apel që seanca të vazhdojë.
“Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit dhe rendit kushtetues. Ne nuk do të lejojmë që në asnjë mënyrë të dhunohet e drejta e qytetarëve për të pasur institucione”, ka deklaruar deputeti Besnik Tahiri.
Në aktivitetet për mërgimtarët dhe të rinjtë, ka marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila ka qenë kryeparlamentare në legjislaturën e kaluar.
“Mos ik! Thirrni seancën!”, është dëgjuar një tjetër thirrje drejt saj.
Haxhiu tha se PDK-ja po proteston edhe ndaj mërgatës.
“Kur s’ka kauzë, vazhdojnë me veprime të tilla, të cilat janë të pajustifikueshme. Mua më vjen keq, sepse të hënën, të martën dhe të mërkurën janë ditët që Kuvendi ka hapur për mërgatën tonë, por ja që opozita po tenton të bëjë veprime të tilla vetëm që të pengojë aktivitetet e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Haxhiu.
исто така
Претставници на млечната индустрија против институционалните мерки
Ajo përsëriti atë që një ditë me herët e kishte thënë kryesuesi i Kuvendit, se seanca konstituive do të thirret kur të ketë marrëveshje mes partive.
Në sallën e Kuvendit munguan deputetët e LDK-së.
Por, deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, në një postim në rrjete sociale u bashkua në thirrjen që seanca t’i vazhdojë punimet.
“Bllokada institucionale apo e konstituimit të Kuvendit është e paarsyeshme, e panevojshme, ngre tensione dhe polarizon shoqërinë dhe dëmton demokracinë e Kosovës”, ka shkruar Zemaj.
Thirrje të njëjtë bëri edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, pasi ligjvënësit lëshuan ndërtesën e Kuvendit.
исто така
Од Парламентот, иселениците бараат брзо функционирање на институциите
“Ejani në Kuvend, ejani takohemi në sallën e Kuvendit të Kosovës, ejani i konstituojmë institucionet. Ne do të jemi çdo ditë këtu”, ka deklaruar ajo.
Çitaku paralajmëroi se nëse kryesuesi Avni Dehari, i cili është deputet i Vetëvendosjes, refuzon t’i ftojë deputetët për ta vazhduar seancën konstituive, atëherë PDK-ja do të thërrasë edhe protestë.