PDK-ja dhe AAK-ja do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta kontestuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”. Nga PDK-ja kanë thënë se lëndën për në Gjykatën Kushtetuese e kanë thuajse gati dhe se do ta bëjnë këtë brenda afatit kushtetues, që është 8 ditë nga mbajtja e seancës. Njëjtë kanë paralajmëruar edhe nga Aleanca
Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Kuvendi nuk është i konstituuar dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për formimin e Qeverisë Kurti 4, pasi e ka cilësuar atë jashtë çdo parimi kushtetues.
Kushtetueses ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Aleanca.
Përmes një konference për media, të dielën, deputetë nga PDK-ja kanë theksuar se, pa nënkryetarin nga subjekti i tyre, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar.
Deputeti Përparim Gruda ka deklaruar se nuk e kanë refuzuar propozimin e kandidatit për nënkryetar, por vetëm kanë vendosur të tërhiqen deri në sqarimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se Kuvendi është formuar mbi pikëpyetje të mëdha.
“Po ashtu, PDK-ja do ta kontestojë zgjedhjen e sotme të Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese mbi disa baza, por më kryesorja është që kanë votuar deputetë që mbajnë mandate të dyfishta. Pa dhënë dorëheqje, kanë qenë edhe ministra, edhe deputetë. Dhe është zgjedhur nga një Kuvend që është konstituuar mbi pikëpyetje të mëdha. Pra, do ta dërgojmë konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e Qeverisë dhe çdo vendim që del nga ky Kuvend, i cili ka shkelur tashmë çdo afat kushtetues”, ka thënë Gruda.
Gruda ka thënë se lëndën për në Gjykatën Kushtetuese e kanë thuajse gati dhe se mund ta dërgojnë brenda afatit kushtetues, që është 8 ditë nga mbajtja e seancës.
Edhe Aleanca ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi vlerëson se Qeveria Kurti 4 është jokushtetuese dhe jolegjitime.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se pret adresim me prioritet të kësaj çështjeje nga Kushtetuesja.
“Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetutshmërisë po lëkunden”, ka thënë Gjini.
Për adresim të çështjes në Kushtetuese duhen 10 nënshkrime. E deputeti nga PDK-ja, Gruda ka thënë se janë të gatshëm ta ndihmojnë Aleancën që ka 7 ulëse në Kuvend.
„Ќе испратиме посебно барање, доколку треба да испратат такво барање, верувам дека има пратеници кои се подготвени да ѝ помогнат на Алијансата“, рече Груда.
ПДК обезбеди 22 мандати во 11-тиот законодатен состав.