KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ

Опозицијата го објави својот триумф против Курти

Arian Tahiri - Seanca

Seanca konstituive nuk po vazhdon, por deputetët e PDK-së dhe Aleancës po vazhdojnë të mblidhen në Kuvend çdo të dytën ditë. Në seancën e improvizuar të së dielës, Arian Tahiri ka paralajmëruar rritje të rezistencës ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ndërsa Burim Ramadani triumfin e opozitës

Paralajmërime për rezistencë e triumf opozitar kanë dhënë të dielën deputetë të Partisë Demokratike dhe të Aleancës. 

Në seancën e improvizuar që këto dy subjekte janë duke e organizuar çdo dy ditë, është kritikuar, siç është thënë, prirja e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, për ta cenuar rendin kushtetues. 

Arian Tahiri, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se rezistenca ndaj Kurtit po rritet.

“Kjo tendencë e tij që ta cenojë rendin kushtetues dhe për ta sfiduar shtetin e Kosovës është tendencë e gabuar e cila do të jetë një humbje e madhe për të sepse rezistenca, edhe e jona si akterë politikë, po edhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës po shkon duke u rritur secilën ditë gjithandej Kosovës”, ka thënë Tahiri.

E sipas Burim Ramadanit, deputet nga Aleanca, nga kjo bllokadë më së shumti po e pëson qytetari. 

Mirëpo ai ka thënë se përgjegjësit për këtë gjendje do të dalin të mposhtur. 

“Përfundimisht kjo betejë do të zgjasë, kjo betejë politike do të zgjasë, e do të zgjasë deri atëherë kur e mira triumfon ndaj këtyre bllokuesve që po rrinë në pushtet. E deri atëherë ne jemi këtu, do të mbetemi këtu dhe do të triumfojmë”, ka thënë Ramadani.

Që prej ndërprerjes së seancës konstituive më 8 gusht, kryesuesi i saj, Avni Dehari – deputet i Vetëvendosjes, nuk e ka thirrur vazhdimin e seancës brenda afatit prej 48 orësh, siç përcakton Rregullorja e Kuvendit. 

Që atëherë, çdo të dytën ditë, deputetët e PDK-së dhe të Aleancës janë duke u mbledhur në Kuvend. 

Për konstituimin e institucionit ligjvënës, afati kushtetues ka skaduar tash e 23 ditë.