KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ

Одбраната го напушта рочиштето за масакрот во Меја и протерувањето на Албанците без да започне.

Судење

Dy seanca për krime lufte kanë dështuar të mbahen të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në rastin e Masakrës së Mejës, mungesa e tre avokatëve mbrojtës bëri që të shtyhet seanca ndaj 53 të akuzuarve, ndërsa në rastin për dëbimin me forcë të civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës, mbrojtja kërkoi kohë për t’i shqyrtuar shkresat e lëndës dhe provat me të cilat u pajis gjatë seancës.

Për shkak të avokatëve mbrojtës, dy seanca për krime lufte kanë dështuar të mbahen të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në njërën munguan avokatët mbrojtës, ndërsa në tjetrën, mbrojtja kërkoi kohë për t’i analizuar shkresat dhe provat me të cilat u pajis gjatë ditës së seancës.

Në rastin e Masakrës së Mejës, mungesa e tre avokatëve u bë shkak që seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve të shtyhet për javën e ardhshme.

Gjyqtarja Violeta Namani-Hajra konstatoi se, pa praninë e tyre, nuk ka kushte për vazhdimin e procedurës.

“Avokati Valon Hasani, avokatja Uresa Restelica dhe avokati Laur Prenaj nuk janë prezent. Nuk jemi në kushte për të proceduar tutje. Planifikoj që seanca e ardhshme të jetë më 25 shtator, në ora 08:30”, tha Namani-Hajra. 

Gjykimi për këtë rast zhvillohet në mungesë.

Aktakuza e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe e plotësuar në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona. I dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës.

Sipas aktakuzës, ata janë përgjegjës për 270 civilë të vrarë vetëm në fshatin Mejë.

Në të njëjtën ditë, ka dështuar për të dytën herë të mbahet edhe seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin me forcë të civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Edhe kësaj radhe, pengesë për zhvillimin e seancës, janë bërë shkresat e lëndës dhe provat, me të cilat shumica e avokatëve mbrojtës deklaruan se nuk ishin pajisur.

Gjyqtarja Medie Bytyqi kërkoi nga Prokuroria Speciale që materialet t’ua sigurojë avokatëve, në praninë e saj.

Por, edhe pasi u pajisën me shkresat, avokatët kundërshtuan vazhdimin e seancës, duke kërkuar kohë për analizimin e tyre.

“Meqenëse kemi kundërshtim nga avokatja Shpresa Hasaj-Hysenaj për të vazhduar sot me seancë, ndërsa për mbasdite jam e angazhuar me një seancë tjetër, atëherë marr aktvendim: shtyhet shqyrtimi fillestar për 28 shtator nga ora 09:30”, tha Bytyqi.

Според обвинението, 21 обвинет се товарат за кривично дело „воени злосторства против цивилното население“. 
Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës janar-qershor 1999, forcat serbe nën kontrollin e tyre kryen veprime që përfshinin djegien dhe shkatërrimin e pronës, ndalime arbitrare dhe sulme ndaj zonave të banuara me shqiptarë. Bazuar në aktakuzë, këto veprime çuan në dëbimin me forcë të rreth 862 mijë e 979 civilëve shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë.