---
description: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar të enjten, hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
title: LVV me numër 105, PDK me 191, LDK me 113 e AAK me 174
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/04/3214145b-d83c-46b9-8524-8a5777aca433.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# LVV me numër 105, PDK me 191, LDK me 113 e AAK me 174

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 4 shtator 2025 19:09
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 4 shtator 2025 19:09
- Shpërndaje në:

## Partitë politike i kanë tërhequr numrat për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Kryetari i KQZ-së ka njoftuar se pas shortit do të dizajnohet fletëvotimi që më 17 shtator duhet të jetë i gatshëm për t’u vënë në dispozicion të votuesve jashtë Kosovës. Për zgjedhjet lokale, në garë do të jenë 93 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar të enjten, hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

93 subjekte politike kanë tërhequr numrat e tyre që ishin nga 100 deri në 199.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas tërheqjes së shortit, KQZ-ja do të vazhdojë me përgatitjen e përmbajtjes së fletëvotimit që duhet të përfundojë para 17 shtatorit.

“Pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për të mundësuar nga 17 shtatori fillimin e votimit me postë për mbi 46 mijë votuesit jashtë Kosovës. Gjithashtu, aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike dhe mijëra kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, ka thënë Radoniqi.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105.

[Edhe ![Partitë mësojnë numrat në fletëvotim, secila e prezanton si numër të fitores](https://resources.koha.net/images/2026/May/16/357fb62a-cfc0-41a1-a69c-924004687f40.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 16 maj 2026 Partitë mësojnë numrat në fletëvotim, secila e prezanton si numër të fitores](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/partite-mesojne-numrat-ne-fletevotim-secila-e-prezanton-si-numer-te-fitores)

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë me numër 191 e Lidhja Demokratike me numrin 113.  
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë numrin 174, pastaj Nisma Soacialdemokrate 186, Partia Socialdemokrate 149, Guxo 118, Alternativa 103, Iniciativa Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin 101 dhe Lista Serbe 170.

Radoniqi është shprehur se KQZ-ja është angazhuar maksimalisht për proces zgjedhor të drejtë e transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Angazhim të njëjtë ka kërkuar edhe nga kandidatët që do të jenë pjesë e garës zgjedhore.

“KQZ-ja i fton të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi”, ka thënë Radoniqi.

[Edhe ![Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 12 tetorit](https://resources.koha.net/images/2025/September/04/a61c85e7-2350-4355-a283-3e84034e654c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 sht 2025 Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 12 tetorit](https://www.koha.net/arberi/sot-hidhet-shorti-per-renditjen-e-subjekteve-politike-per-zgjedhjet-e-12-tetorit)

Më 12 tetor, do të garojnë 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur në tetor të 2021-tës.  
 

[#kqz](https://www.koha.net/tag/kqz) [#Komisioni Qendror i Zgjedhjeve](https://www.koha.net/tag/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve) [#shorti](https://www.koha.net/tag/shorti) [#partitë politike në Kosovë](https://www.koha.net/tag/partite-politike-ne-kosove)

Artikuj të ngjashëm

- [![KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike](https://resources.koha.net/images/2026/May/16/bd444e86-0660-4113-83d3-bf6ab0f14815.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 maj 2026 KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike](https://www.koha.net/arberi/kqz-miraton-dizajnin-dhe-permbajtjen-e-fletevotimit-per-votimin-me-poste)
- [![Subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 7 qershorit](https://resources.koha.net/images/2026/May/16/378b5cab-8957-47fd-aa25-9d8eed896262.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 maj 2026 Subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 7 qershorit](https://www.koha.net/arberi/hidhet-shorti-per-renditjen-e-subjekteve-politike-per-zgjedhjet-e-7-qershorit)
- [![VV-ja garon me numrin 116, PDK-ja me 130, LDK-ja me 123 dhe AAK-ja me 129](https://resources.koha.net/images/2025/December/07/421fc7c5-a25a-454b-9e2c-999f10cec7a0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 dhj 2025 VV-ja garon me numrin 116, PDK-ja me 130, LDK-ja me 123 dhe AAK-ja me 129](https://www.koha.net/arberi/vv-ja-garon-me-numrin-116-pdk-ja-me-130-ldk-ja-me-123-dhe-aak-ja-me-129)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Rita Ora kalon testin e vozitjes](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-kalon-testin-e-vozitjes)

[Futboll.]() [Yakin nuk paraqitet në konferencë për arsye të çuditshme](https://www.koha.net/futboll/yakin-nuk-paraqitet-ne-konference-per-arsye-te-cuditshme)

[Futboll.]() [Italia i shënon tri gola Turqisë për 27 minuta](https://www.koha.net/futboll/italia-i-shenon-tri-gola-turqise-per-27-minuta)

[Arbëri.]() [Nata e 13-të e protestës ”Jo në emrin tim”](https://www.koha.net/arberi/nata-e-13-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim)

[Arbëri.]() [Ramosaj: Deputetët s’kanë bërë ndonjë punë të madhe, Deklarata ka peshë të vogël për kah fuqia](https://www.koha.net/arberi/gjinali-per-zgjedhjen-e-presidentit-dinamikat-e-20-muajve-te-fundit-slene-vend-per-optimizem)

[Futboll.]() [Nuk jep gola ndeshja Gjeorgji – Ukrainë](https://www.koha.net/futboll/nuk-jep-gola-ndeshja-gjeorgji-ukraine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"LVV me numër 105, PDK me 191, LDK me 113 e AAK me 174","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/lvv-me-numer-105-pdk-me-191-ldk-me-113-e-aak-me-174","datePublished":"2025-09-04T19:09:33+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:30:05+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":296,"author":[{"@type":"Person","name":"Marigona Brahimi","url":"https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar të enjten, hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/lvv-me-numer-105-pdk-me-191-ldk-me-113-e-aak-me-174","keywords":"kqz, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shorti, partitë politike në Kosovë","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/04/3214145b-d83c-46b9-8524-8a5777aca433.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
