KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ

Кодралиу: Шабани се обидел да ја поврзе воената болница на ОВК со „жолтата куќа“

Кодралиу: Шабани се обидел да ја поврзе воената болница на ОВК со „жолтата куќа“

Pretendimet për trafikim të organeve gjatë luftës, mbi bazën e të cilave është themeluar Gjykata Speciale, janë përmendur edhe në gjykimin ndaj Bedri Shabanit, që akuzohet për spiunazh në favor të Serbisë. Prokurori special Bekim Kodraliu ka thënë se Shabani kishte tentuar ta lidhte një spital ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”

Një deklarim i Bedri Shabanit i dhënë gjatë vitit 1998, ku kishte folur në dëm të interesave të Kosovës, e në favor të Serbisë, është prezantuar si provë e re nga prokurori special Bekim Kodraliu, në gjykimin ndaj tij për “Spiunazhi”.

Përveç Shabanit, edhe i pandehuri Muharrem Qerimi akuzohet se me informacione i ndihmuan BIA-s serbe.

Prokurori special Kodraliu, ka thënë se i pandehuri Shabani e kishte ndërlidhur spitalin ushtarak të UÇK-së në Mollopolcit të Shtimes me të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”, në Shqipëri.

“Provat materiale të cilat janë gjetur në posedim tek i pandehuri Bedri Shabani, do të vërtetohet se i njëjti që spitalin e Mollopolcit, ta ndërlidhë me shtëpinë e ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë, në Shqipëri. Gjatë administrimit të provave, do të vërtetohet që i pandehuri Bedri Shabani nga një datë e pacaktuar e deri në arrestimin e tij 05.06.2024, e ka ndihmuar BIA-në përmes Sërgjan Rosiqit, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe librave që kanë të bëjnë më ngjarjet të UÇK-së”, ka thënë prokurori Kodraliu.

Raporti i senatorit Dick Marty, mbi bazën e të cilit është formuar Gjykata Speciale në Hagë, përmend “shtëpinë e verdhë” dhe përmban pretendime se UÇK-ja ua ka hequr pengjeve organet, me qëllimin për t’i kontrabanduar për transplantim. Ky pretendim nuk është përfshirë pastaj në aktakuzat e ngritura.

Provën e prezantuar nga prokurori Kodraliu, mbrojtja e të pandehurit Shabani, avokati Besnik Berisha e ka cilësuar “qesharake”, për çka prokurori special ka kërkuar nga kryetari i trupit gjykues Rrahman Beqiri, që t’i tërhiqet vërejtja avokatit Berisha.

E, në seancën e së premtes, për të pandehurin Qerimi, prokurori Kodraliu ka theksuar se ai ka mbledhur informacione për zyrtarë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

“Nga viti 2012 e deri në arrestimin e tij, ka ushtruar një veprimtari të Spiunazhit, duke mbledhur informacione dhe duke ia dërguar BIA-së që kanë të bëjnë me eprorët e UÇK-së, me zyrtarët policorë, AKI-së, IPK-së, do të vërtetohen përmes provave konkrete materiale. Do të vërtetohet se Qerimi ka komunikuar me zyrtarin e BIA-s, Zoran Rosiq, ka dërguar informacione”, ka thënë prokurori Kodraliu.

Fjalën hyrëse të prokurorit Kodraliu, e ka kundërshtuar mbrojtja e dy të akuzuarve.

Dy avokatët kërkuan nga Gjykata që të pandehurit, të shpallen të pafajshëm.

Avokati i të pandehurit Shabani, Besnik Berisha ka thënë se Prokuroria nuk ka prova me të cilat argumentohet se Shabani e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Për Bedri Shabanin nuk ishte në gjendje ta thoshte asnjë fjalë të vetme e cila do ta lidhte veprimin ose mosveprimin e tij me sigurinë nacionale të Kosovës. Për besë pretendon se ke provu spiunazh me artikuj që ia ke gjet dikujt në telefon, është qesharake, është jo profesionalizëm”, ka thënë avokati Berisha.

Njëjtë është shprehur edhe betim Shala, avokati i të pandehurit Muharrem Qerimi.

“Muharrem Qerimi nuk është kryerës i veprës penale për të cilën akuzohet. Prokuroria me akuzë nuk na ka ofruar asnjë provë të pakontestueshme me të cilën, provohet veprimi i spiunazhit”, ka thënë ai.

Sipas aktakuzës, Shabani dhe Qerimi mblodhën edhe informata që do t’i shërbenin BIA-s së Serbisë për ta ndërtuar një narrativ të rremë për një rrjet të trafikimit të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës.

Обвинетите, според обвинението, користеле мобилни телефони и електронска пошта за испраќање податоци, а и физички се сретнале со службеници на БИА на територијата на Србија.

Став 3 од член 124 од Кривичниот законик предвидува дека лицата кои влегуваат во странска разузнавачка служба, собираат податоци или помагаат на странска државна служба на кој било начин се казнуваат со затвор од најмалку пет години.

Në shkurt të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ka ngritur ngrit aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër - atë të Reçakut.

Sipas PSRK-së, Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.

Aktakuza thotë se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiq, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonel Bogoljub Janiçeviq, ish-komandant i Policisë së Serbisë për Regjionin e Ferizajt, gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.

E Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjestarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiq përgjegjës për Regjionin e Pançevës përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.