KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ

DnV: ЦИК, исто така, презеде дејствија што го надминуваат законот

Избори

Фото: Дритон Пачарада

Zgjedhjet e 7 qershorit u vlerësuan përgjithësisht si të qeta dhe të administruara më mirë se parapraket, por monitoruesit kanë evidentuar probleme që kërkojnë ndërhyrje institucionale. Në konferencën e organizuar nga “Demokracia në Veprim” si problematika u përmendën votimi jashtë vendit, qasja në vendvotime, tejkalimet ligjore nga KQZ-ja, gjuha e urrejtjes dhe pabarazia në media

Monitorimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka evidentuar përmirësime në administrimin e procesit, por edhe një varg sfidash që, sipas vëzhguesve, duhet të adresohen nga institucionet.

Qasja në vendvotime, zbatimi i njëtrajtshëm i procedurave, votimi jashtë vendit dhe ndikimi i mjedisit digjital janë ndër çështjet problematike të vlerësuara në katër raportet e monitorimit.

Këto gjetje dhe rekomandime u diskutuan në konferencën e organizuar nga rrjeti i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), me temën “Forcimi i Integritetit Zgjedhor: Gjetjet dhe Rekomandimet nga Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2026”.

Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), tha se zgjedhjet e 7 qershorit kanë qenë teknikisht më të mira se proceset paraprake, por theksoi se duhet pasur më shumë kujdes në votimin jashtë vendit.

“Sa i përket votimit jashtë vendit, ky proces ka qenë më pak i politizuar dhe më i rregullt, por që mbetet një çështje serioze, e cila kërkon trajtim nga ana e institucioneve të hetuesisë, që ndërlidhet me rastet e publikimit në rrjete sociale të grupeve të organizuara të votuesve që plotësonin numër të madh të fletëvotimeve”, ka thënë Cakolli.

исто така ЦИК ги ограничува трошоците за кампањата на партиите на едно евро по гласач ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ ЦИК ги ограничува трошоците за кампањата на партиите на едно евро по гласач

Në raportin kryesor të publikuar theksohet se DnV-ja vlerëson se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të qeta. Procesi zgjedhor, përfshirë përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, përkatësisht dita e votimit, numërimi, trajtimi i votave jashtë Kosovës, shqyrtimi i ankesave dhe shpallja e rezultateve, u administruan në mënyrë përgjithësisht profesionale dhe pa probleme që do të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve, theksohet në dokument. Në të konstatohet se krahasuar me proceset e fundit zgjedhore, këto zgjedhje shënuan përmirësim të dukshëm në administrimin teknik, publikimin e rezultateve, numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe përmbylljen e fazës paszgjedhore.

“Zgjedhjet u mbajtën në një kontekst të pazakontë politik dhe institucional, duke përbërë procesin e tretë zgjedhor në nivel vendi brenda një periudhe prej rreth gjashtëmbëdhjetë muajsh. Këto cikle të njëpasnjëshme të zgjedhjeve ishin pasojë e pamundësisë së akterëve politikë për të ndërtuar institucione stabile dhe për të siguruar konsensusin minimal të nevojshëm për funksionimin normal të sistemit institucional”, thuhet në raport.

Aty theksohet se në krahasim me proceset e fundit zgjedhore, fushata dhe dita e zgjedhjeve shpërfaqën një lodhje zgjedhore, e shprehur në mobilizim më të ulët politik, pjesëmarrje më të kufizuar qytetare në aktivitete publike dhe rënie të daljes në votime.

Ndërkaq, për KQZ-në thuhet se administroi shumicën dërrmuese të operacioneve zgjedhore në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të parapara.

“Ndryshe nga disa procese të mëhershme zgjedhore, puna e KQZ-së u karakterizua nga më pak përplasje politike dhe nga një proces vendimmarrës më funksional dhe konsensual”, thuhet në raport. “Organizimi i votimit brenda dhe jashtë Kosovës, përgatitjet teknike për Ditën e Zgjedhjeve, menaxhimi i fazave paszgjedhore dhe komunikimi publik me votuesit u realizuan përgjithësisht në mënyrë efektive. Megjithatë, në disa raste KQZ-ja ndërmori veprime që tejkalonin bazën ligjore ekzistuese, veçanërisht përmes disa dispozitave të miratuara në Rregulloren për Vëzhguesit e Zgjedhjeve dhe vendimit për lejimin e identifikimit të votuesve jashtë Kosovës me dokumente të skaduara, i cili më pas u anulua nga PZAP-i”.

Ndërkaq, tek elaborohet votimi jashtë Kosovës, theksohet se ai u zhvillua pa probleme serioze dhe pa debatet politike që kishin karakterizuar procese të mëhershme.

“Interesimi i diasporës mbeti i lartë, me 132.212 votues të regjistruar jashtë Kosovës dhe me pjesëmarrje prej 82.46% në votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Administrimi i regjistrimit, votimit fizik, pranimit dhe vlerësimit të pakove postare, si dhe numërimit në QNR, ishte përgjithësisht i rregullt. Megjithatë, publikimi në rrjete sociale i fotografive dhe videove që shfaqnin fletëvotime të plotësuara vazhdon të krijojë shqetësim lidhur me fshehtësinë e votës dhe integritetin e votimit jashtë Kosovës”, thuhet në raport.

E, për fushatën, në raport thuhet se ajo u zhvillua në një ambient konkurrues dhe përgjithësisht të qetë. Sipas dokumentit, subjektet politike patën mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe të komunikojnë lirshëm me votuesit në të gjithë territorin e vendit.

“Diskursi politik ishte më i moderuar krahasuar me disa procese të mëhershme zgjedhore dhe nuk u shoqërua me incidente serioze. Megjithatë, cenimi i barazisë së garës mbeti një nga çështjet kryesore të evidentuara gjatë kësaj periudhe”, konstaton raporti. “Vendimet e Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve dhe subvencionimin e linjave ajrore për mërgatën në prag të zgjedhjeve cenuan barazinë e garës ndërmjet konkurrentëve politikë”.

исто така Османи чека „разјаснување“ од Уставниот суд за назначувањата на ЦИК ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ Османи чека „разјаснување“ од Уставниот суд за назначувањата на ЦИК

Ndërkaq, për mediat thuhet se luajtën rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve gjatë periudhës zgjedhore dhe ofruan hapësirë për prezantimin e qëndrimeve të subjekteve politike. Megjithatë, sipas dokumentit, raportimi dhe debatet publike shpesh u fokusuan më shumë në dinamikat e garës dhe retorikën politike sesa në analizimin e programeve dhe politikave konkrete të propozuara nga garuesit. Si mangësi e dukshme, në raport është definuar mungesa e përballjeve të drejtpërdrejta ndërmjet kandidatëve për kryeministër, gjë që, sipas DnV-së, kufizoi mundësinë e qytetarëve për të krahasuar alternativat politike përmes debatit të drejtpërdrejtë.

Në konferencën ku u prezantuan raportet, zëvendësambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, tha se zgjedhjet janë zhvilluar në një mjedis të qetë, konkurrues dhe paqësor, ndërsa vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ai përmendi edhe disa prej vështirësive të evidentuara gjatë procesit.

“Raportet tregojnë për vështirësi në gjetjen e pikave të votimit të tyre, mungesa në qasje për persona me aftësi të kufizuara dhe aplikimi konsistent i procedurave dhe sfidat në mjedisin digjital informativ. Këto, nuk janë qasje vetëm teknike, ka mungesë në besim, qytetarët duhet të besojnë se ligjet, aplikohen për të gjithë paralel dhe se vota është e mbrojtur dhe e fshehur”, ka thënë Fuchs.

Ndërkaq, Mirnije Stublla, menaxhere e Programit në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, tha se vëzhgimi dhe monitorimi i zgjedhjeve kanë rol kyç në forcimin e besimit të publikut dhe garantimin e transparencës së procesit zgjedhor.

Në konferencë u prezantuan edhe të dhëna për monitorimin e mediave sociale dhe atyre tradicionale gjatë fushatës zgjedhore.

E, Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja Fol, e cila prezantoi raportin tha se janë monitoruar 11 televizione në nivel kombëtar, nëntë në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën serbe, si dhe mbi 11 orë kronika zgjedhore dhe 183 orë debate televizive.

Sipas të dhënave të monitorimit, PDK-ja kishte mbulimin më të madh me 24 për qind, e ndjekur nga LDK-ja me 23 për qind, LVV-ja me 22 për qind dhe AAK-ja me 21 për qind.

Në televizione PSD-ja dhe Lista Serbe kishin më pak hapësirë, më 6, respektivisht, 3 për qind.

исто така ПДК предупредува на протести ако не се продолжи конститутивната седница ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ ПДК предупредува на протести ако не се продолжи конститутивната седница

Në kronikat zgjedhore, kandidatët për kryeministër që kanë dominuar hapësirën ishin Albin Kurti me 74 paraqitje, Bedri Hamza me 65, Ardian Gjini me 40, Lumir Abdixhiku me 35 dhe Dardan Molliqaj me 11 për qind.

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit të këtij viti ishin të tretat që u organizuan brenda një harku kohor prej rreth një viti e gjysmë. Në të tria proceset zgjedhore, LVV-ja doli subjekti i parë.