KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ

Алијансата вели дека ќе поднесе 18 одлуки на вршителката на должноста Влада до Обвинителството

Бесник Тахири

Фото: Дритон Пачарада

Partia që drejtohet nga Ardian Gjinit ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Prokurori çështjen e 18 vendimeve të Qeverisë në detyrë për themelimin e komisioneve për emërime në institucione publike. Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, pretendon se këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin dhe se Qeveria në detyrë po e përdor administratën shtetërore për interesa partiake

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për shkelje të ligjit dhe përpjekje për ta vënë administratën shtetërore në funksion të interesave partiake. 

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se Qeveria, më 12 gusht, ka marrë 18 vendime për themelimin e komisioneve që, sipas tij, kanë për qëllim emërime në agjenci ekzekutive e qeveritare dhe në pozita të tjera publike. 

Ai ka paralajmëruar se Aleanca do ta dërgojë këtë çështje në Prokurori, duke kërkuar shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve. 

Tahiri ka thënë se Qeveria në detyrë nuk ka legjitimitet të plotë për të ndërmarrë veprime të tilla. 

“Më datë 12 gusht Qeveria e RKS ka marrë 18 vendime duke themeluar 18 komisione, diku-diku me njerëz të njëjtë për t’i emëruar në agjenci ekzekutive në një kohë kur kjo qeveri është në detyrë, s’ka legjitimitet, po e bllokon shtetin, kur këta ministra e shkelin ligjin për Qeverinë duke ardhur, duke u betuar si deputetë dhe prej këtu duke hipur në veturë e duke shkuar në Ministri”, ka thënë Tahiri. 

исто така Хамза и Абдиџику подготвени да се сретнат со Курти, Ѓини одбива ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ Хамза и Абдиџику подготвени да се сретнат со Курти, Ѓини одбива

Deputeti i Aleancës ka theksuar se asnjë qeveri nuk mund ta përdorë administratën shtetërore për interesa partiake.

Ai ka paralajmëruar se Aleanca nuk do ta lërë çështjen vetëm në nivel të deklaratave politike, por do të kërkojë shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve dhe do t’u drejtohet organeve kompetente.

“Kjo çështje nuk do të mbetet vetëm deklaratë politike, do të kërkojmë shqyrtimin e ligjshmërisë së këtyre akteve dhe vendimeve të paligjshme dhe do t’u drejtohemi organeve kompetente. Ndërsa kësaj qeverie në detyrë i themi: ndaleni kapjen e shtetit, sepse shteti nuk është i partisë”.

Ndër vendimet e miratuara më 12 gusht nga Qeveria në detyrë është edhe ai për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, si dhe për pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. 
Qeveria ka miratuar gjithashtu komisione për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, si dhe për pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. 

исто така Граѓанското општество ја критикуваше ПДК дека не се држи до својата позиција ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ Граѓанското општество ја критикуваше ПДК дека не се држи до својата позиција

Për këto vendime të ekzekutivit ditë më parë kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe disa organizata të shoqërisë civile. 

Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Neni 72 i Kushtetutës, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë dhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme ndalojnë ushtrimin e njëkohshëm të funksionit të deputetit dhe anëtarit të Qeverisë.