KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
KULTURA

Закопување уметнички дела и копање за да се пронајдат, сензација во Сиднеј

За разлика од рударската индустрија, оние што копаат ќе мора да се откажат од секое „богатство“ што ќе го откријат, додека уметничките дела постепено ќе се додаваат на блиската изложба.

За разлика од рударската индустрија, оние што копаат ќе мора да се откажат од секое „богатство“ што ќе го откријат, додека уметничките дела постепено ќе се додаваат на блиската изложба.

Gjatë procesit të instalimit, shihet një kërpudhë prej bronzi, një enë me mollë kanguri dhe një kostum merimange të groposura nën 120 tonë dhé. Tashmë të varrosura janë: një figurë njerëzore e derdhur në dhé të ngurtësuar dhe një urnë funerare. Secila prej tyre përfaqëson një “ide të rrezikshme” – diçka “që ka potencialin ta ndryshojë botën nëse merret seriozisht”, thotë drejtoresha e festivalit, Danielle Harvey. Publiku ftohet që “t’i bëjë vërtet duart pis” duke gërmuar për këto ide, “si një nxitje për të menduar pak më thellë” rreth çështjeve të vështira, si ndryshimi klimatik dhe kolonizimi

Dee Jefferson

Po shikoj një ekskavator “Hitachi” teksa gropos një valixhe në një grumbull dheu brenda “Carriageworks”, kur mendja ime merr një kthesë surreale: a ndien kjo makineri kënaqësi nga puna? Rastësisht e di se një makineri tjetër që po përdoret në këtë projekt ka një memorandum mirëkuptimi me operatorin e saj njerëzor, ku përcaktohen kushtet e drejta të punës, dhe po pyes veten nëse edhe ky ekskavator e ka marrë njoftimin.

Në fakt, “Hitachi” sapo e groposi pikërisht atë njoftim: 25 pllaka ku është shkruar teksti i një marrëveshjeje pune ndërmjet artistes Sophie Penkethman-Young dhe printerit 3D që ajo përdori për t’i prodhuar ato. Këtë fundjavë, anëtarë të publikut do t’i nxjerrin ato nga dheu, si pjesë e “Heap”: një ndërthurje e pazakontë mes ekspozitës, instalacionit dhe “gërmimit arkeologjik”, që përfshin 80 vepra arti nga tetë artistë australianë, të porositura nga “Festival of Dangerous” (Festivali i deve të rrezikshme). E zhvilluar në hollin e gjerë të “Carriageworks”, kjo është pjesa qendrore e një programi me panele diskutimi, performanca dhe shfaqje filmash, të frymëzuara nga tema e këtij viti: zbulimi.

Gjatë procesit të instalimit, shoh një kërpudhë prej bronzi, një enë me mollë kanguri dhe një kostum merimange të groposura nën 120 tonë dhé. Tashmë të varrosura janë: një figurë njerëzore e derdhur në dhé të ngurtësuar dhe një urnë funerare. Secila prej tyre përfaqëson një “ide të rrezikshme” – diçka “që ka potencialin ta ndryshojë botën nëse merret seriozisht”, thotë drejtoresha e festivalit, Danielle Harvey. Publiku ftohet që “t’i bëjë vërtet duart pis” duke gërmuar për këto ide, “si një nxitje për të menduar pak më thellë” rreth çështjeve të vështira, si ndryshimi klimatik dhe kolonizimi.

“Heap” mbështetet në një “metaforë shumë të dukshme”, pranon Harvey, por një metaforë të fuqishme.

исто така Реџеп Ќосја – просветителот на албанската мисла и писменост KULTURA Реџеп Ќосја – просветителот на албанската мисла и писменост

“Ne jemi një vend i ndërtuar mbi minierat dhe gërmimet, ndaj ajo që gjejmë në dhé dhe këndvështrimi që (vendosim mbi të) – nëse është interesante apo e rrezikshme dhe si i përcaktojmë vlerën – është jashtëzakonisht interesante në kontekstin australian”.

Ndryshe nga industria minerare, ata që gërmojnë do të duhet të heqin dorë nga çdo “thesar” që zbulojnë, ndërsa veprat e artit do t’i shtohen gradualisht një ekspozimi aty pranë.

“Duhet të gjejmë mënyra të reja për t’i bërë njerëzit t’u kushtojnë vëmendje këtyre çështjeve”, thotë Harvey. “Arti duket se është një mënyrë vërtet e rëndësishme për t’i çuar përpara dhe për t’i zgjeruar disa prej këtyre bisedave”.

Provokimi thumbues i Penkethman-Young fsheh një ide radikale: po sikur të mos i trajtonim makineritë si një burim të pafund prodhimi? Artistja e kufizoi përdorimin e printerit të saj 3D në një javë standarde pune prej 38 orësh, duke e kufizuar prodhimin në një pllakë në ditë. Do të kishte qenë më e shpejtë dhe më e lehtë ta vinte printerin në punë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, por, Penkethman-Young po kundërshton pikërisht këtë mënyrë të menduari. Vepra e saj është një ftesë “për të menduar për gjithë punën e padukshme” dhe për mënyrën se si i japim asaj vlerë – ose nuk ia japim. “Çfarë do të thoshte nëse do t’u përmbahesha vërtet parimeve të mia? Kjo është qasja më absurde që mund të ndërmerrja”.

Artisti Wiradjuri, Brook Andrew, e shpreh idenë e tij të rrezikshme në mënyrë më poetike: një seri enësh që përmbajnë bimë mjekësore dhe të ngrënshme vendase të Amerikave, Lindjes së Mesme dhe Australisë, secila e shoqëruar me një shënim shpjegues. Andrew bashkëpunoi me specialistë të botanikës dhe njerëz të komuniteteve indigjene që merren me mjekësinë tradicionale, për të siguruar bimët dhe historitë që lidhen me to. Mes tyre janë trumza e egër libaneze (za’atar), murnong-u i Australisë (yam daisy), si dhe disa lloje të “Brugmansia-s halucinogjene”, të përdorura për shërim dhe praktika shpirtërore në Kolumbi.

исто така Скелети без череп кријат мистерија стара 7 години KULTURA Скелети без череп кријат мистерија стара 7 години

“Të hapemi ndaj sistemeve të dijes që janë mijëra vjet të vjetra” është në vetvete e rrezikshme në këtë epokë shumë të varur nga farmaceutika, thotë Andrew. Shumë prej bimëve në projektin e tij konsiderohen të rrezikshme nga këndvështrimi perëndimor – si koka, e përdorur për prodhimin e kokainës, dhe Borrachero, një bimë helmuese – ndërsa përdorimet e tyre nga popujt indigjenë janë tërësisht të dobishme. Mënyra se si i kuadrojmë bimët shpesh është “e ndërtuar mbi racizmin, mbi padijen”, thotë ai.

Aretha Brown, duke punuar me anëtare të kolektivit të saj të grave “queer”, “Kiss My Art”, gjithashtu vë në plan të parë perspektivat e Kombeve të Para në veprën e saj, duke e riimagjinuar flamurin australian përmes një këndvështrimi “queer” dhe “Gumbaynggirr”. Rezultati, një sixhade, u mbyll në një valixhe përpara se të groposet.

“Nuk mendoj se flamuri [australian] na përfaqëson siç duhet – dhe mendoj se në të vërtetë është përçarës”, thotë Brown. “Si mund të dukej një flamur i ri australian? Dhe si do të veprohej për ta ndryshuar atë? A është diçka që ndodh pasi të bëhemi republikë? A është diçka që ndodh kur ndryshojmë Ditën e Australisë? Mendoj se këto janë ide mjaft të rrezikshme”.

Diku tjetër, ndjesia e rrezikut është më pak politike dhe më shumë poetike: figura njerëzore e Tim Silver, e derdhur në dhé të ngurtësuar, është një shprehje e vuajtjes emocionale dhe tërheqjes nga bota, ndërsa urna e Tarryn Gill, e bërë prej pëlhure të artë dhe me fytyrat e shumta të Janusit, perëndisë romake të pragjeve, është një shprehje mbi vdekshmërinë dhe ndryshueshmërinë.

исто така Илирска пештера во Хрватска откри театарска маска стара 2400 години KULTURA Илирска пештера во Хрватска откри театарска маска стара 2400 години

Gill u frymëzua nga teoria e Frojdit për veten si një tërësi fragmentesh që i zbulojmë me kalimin e kohës, si dhe nga vdekja e fundit e maces së saj, për të cilën ajo krijoi një urnë. “Doja të krijoja diçka po aq të përshpirtshme, por stolisjen time funerare”, thotë ajo. “Kam menduar për atë që thotë Jung-u për moshën e mesme: ke kaluar gjithë këtë kohë duke ndërtuar arritje dhe duke zënë vendin tënd në botë, dhe më pas… (kupton) se në të vërtetë kjo nuk është ajo për të cilën bëhet fjalë në jetë. Çfarë të bëj me kohën që më ka mbetur? Në të vërtetë, koha është ajo që është e rrezikshme”.

(Преземено од Гардијан)