KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
KULTURA

Косовскиот „Сипарантум“, троен победник во Херцег Нови

Договор

Kori “Siparantum” i Kosovës ia ka dalë të jetë fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi të Malit të Zi. 

“Siparantum” është fitues i kategorisë së vet të koreve të pëzieera me 97 pikë. 

Po ashtu ka marrë edhe me Çmimin special për përformancë kontemporane, dhe Çmimin për dirigjentin më premtues, “Radovan Popoviq”.  

E ka mposhtur edhe korin nga Serbia “Sveti Joakim i Ana”, i cili me këngën për “Kosovën e shenjtë” theu kërkesën e organizatorëve që të mos provokohet me repertor nacionalist. 

Ka lënë prapa edhe korin “Matthiloa Consort” nga Mali i Zi, korin akademik rus “Nota Bene” nga Serbia dhe korin e përzier “Zima” po nga Mali i Zi. 

Sasho Tatarçevski, Milena Injac, Dimitris Ktistakis, Jasenka Ostojiq, kanë qenë anëtarët e Jurisë.  Ky ka qenë edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi.