KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
KULTURA

„Рилинѓа - Гласови во сеќавањето“ ги обединува библиотекарите за идни стратегии

Недела на библиотека

Sivjet aktiviteti “Javës së Bibliotekës” zhvillohet nën temën “Rilindja – Zëra në kujtesë”, duke ia kushtuar programin trashëgimisë së gazetës e shtëpisë botuese “Rilindja” dhe rolit të saj në kujtesën kulturore të Kosovës. Në dallim nga edicionet e kaluara, hapja e sivjetme është shoqëruar edhe me një ngjarje tjetër të rëndësishme institucionale. Për herë të parë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është nikoqire e Takimit vjetor të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore

Fjala e shkruar, shtypi dhe kujtesa dokumentare janë në qendër të edicionit të 23-të të “Javës së Bibliotekës”, që ka nisur të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Sivjet aktiviteti zhvillohet nën temën “Rilindja – Zëra në kujtesë”, duke ia kushtuar programin trashëgimisë së gazetës e shtëpisë botuese “Rilindja” dhe rolit të saj në kujtesën kulturore të Kosovës.

Në dallim nga edicionet e kaluara, hapja e sivjetme është shoqëruar edhe me një ngjarje tjetër të rëndësishme institucionale. Për herë të parë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është nikoqire e Takimit vjetor të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, i cili zhvillohet nga 28 deri më 30 shtator. Ndërsa “Java e Bibliotekës” do të vijojë deri më 2 tetor.

Hapja ka nisur me një videoprezantim, përmes të cilit drejtuesit e bibliotekave kombëtare të rajonit kanë përcjellë përshëndetjet e tyre, ndërsa janë rikthyer edhe pamje nga edicionet e mëparshme të “Javës së Bibliotekës”.

Në emër të Qeverisë së Kosovës ka folur sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Bislim Bislimi, i cili ka thënë se mbështetja për bibliotekat dhe institucionet kulturore duhet të shihet si investim në të ardhmen.

“Ministria e Kulturës e sheh mbështetjen për bibliotekat dhe institucionet tona të kulturës si një investim për të ardhmen. Përmes politikave dhe mbështetjes institucionale, synojmë të krijojmë kushte që këto institucione të zhvillohen, të modernizohen e të jenë më pranë qytetarëve”, ka thënë ai

Bislimi ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar është një prej shtyllave të zhvillimit kulturor.

Konferencën e drejtorëve të bibliotekave kombëtare të rajonit e ka cilësuar si shembull të këtij bashkëpunimi, ndërsa ka veçuar edhe diskutimet për “strategjinë rajonale për inteligjencën artificiale dhe integrimin e saj në shërbimet bibliotekare”.

“Kjo konferencë është shembull i qartë i frymës së bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare me bibliotekat kombëtare të rajonit. Hapja e konferencës, Strategjia Rajonale për Inteligjencë Artificiale, integrimi i saj në shërbime bibliotekare, ka rëndësi të thellë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përpjekjeve institucionale për modernizimin dhe ofrimin sa më të mirë të shërbimeve”, ka thënë Bislimi.

Krahas së ardhmes së bibliotekave, tema e sivjetme e kthen vëmendjen te një pjesë e rëndësishme e së kaluarës së kulturës dhe shtypit shqip në Kosovë. “Rilindja”, si gazetë dhe shtëpi botuese, është vendosur në qendër të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë pesë ditëve.

Sipas programit të sivjetmë, përmes ekspozitave, diskutimeve, referimeve dhe aktiviteteve të tjera do të trajtohen historia e shtypit shqip, gjuha dhe identiteti, letërsia, muzika dhe jeta kulturore, por edhe mënyra se si “Rilindja” ka dokumentuar zhvillimet shoqërore e kulturore.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj trashëgimie tashmë është zhvendosur edhe në hapësirën digjitale. Koleksioni i gazetës “Rilindja” është duke u plotësuar në format digjital përmes bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare me Arkivin Shtetëror të Kosovës. Numrat që mungonin në fondin e Bibliotekës janë gjetur dhe janë përfshirë në procesin e digjitalizimit.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rogova-Gaxha, ka folur për sfidën e ruajtjes së dijes në një kohë kur informacioni është i bollshëm, por përpunimi i tij kërkon kohë dhe vëmendje.

“Jetojmë në një botë në të cilën ka shumë informacion, por pak dije dhe akoma më pak urtësi. Fragmente informacioni vërshojnë mbi ne çdo ditë, ndërsa lëvizim poshtë e lart ekranit të telefonit më shumë nga shprehia dhe humbja e kohës dhe nuk kemi kohë t’i përpunojmë ato që shohim”, ka thënë ajo.

Rogova-Gaxha në fjalën e saj ka veçuar edhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar të Kosovës, me synimin që bibliotekat të mos funksionojnë të shkëputura nga njëra-tjetra, por si pjesë e një sistemi të përbashkët të dijes.

“Funksionalizimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar të Kosovës e kemi parë si një hap drejt një sistemi ku bibliotekat nuk funksionojnë si të veçuara, si ishuj, por është pjesë e një tërësie të dijes”, ka thënë ajo.

Një prej zhvillimeve që ajo ka veçuar është edhe digjitalizimi.

“Funksionalizimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar të Kosovës e kemi parë si një hap drejt një sistemi ku bibliotekat nuk funksionojnë si të veçuara, si ishuj. Por është pjesë e një tërësie të dijes. Po aq e rëndësishme është edhe puna jonë në digjitalizim. Nga një milion faqe të digjitalizuara sa kishin në vitin 2025, arkivi ynë digjital është rritur në katër milion faqe tashmë, dhe kjo vetëm për një vit”, ka thënë Rogova-Gaxha.

Në hapje është shfaqur edhe një dokumentar kushtuar “Rilindjes”, përmes të cilit është rrëfyer historia e gazetës dhe e shtëpisë botuese, si dhe rrethanat politike e shoqërore që kanë ndikuar në veprimtarinë e saj. Në fokus ka qenë edhe procesi përmes të cilit koleksioni i “Rilindjes” është kthyer në arkiv digjital.

Programi i mbrëmjes ka sjellë edhe program muzikor të interpretuar nga Filharmonia e Kosovës.

Është interpretuar vepra e Akil Kocit me tekst të Bedri Hysës dhe recitim të Shaban Behramajt. Vepra “Biblioteka e Kosovës” është prezantuar si Himni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.  Në program është përfshirë edhe “One Land, One Head” e Rafet Rudit, si dhe “Sonic Journey” e Valton Beqirit, me Festim Fanajn në violinë dhe Lekë Salihun në piano.

Programi muzikor është mbyllur me “Cantate Domino” të Ko Matsushita, të interpretuar nga Kori i Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e Hajrullah Sylës.

E më pas është hapur ekspozita “Tafë Kusari” me karikaturat e e karikaturistit, piktorit e gazetarit Agim Qena. Në vitin 1972, në gazetën “Rilindja” ai krijoi personazhin Tafë Kusari. Katër vjet më pas ai u bë pjesë e përhershme e stafit të “Rilindjes” në cilësinë e karikaturistit.

Edicioni i sivjetmë i “Javës së Bibliotekës” e vendos “Rilindjen” në pikë takimi midis kujtesës dhe së tashmes.

Folegj: Krahas së ardhmes së bibliotekave, tema e sivjetme e kthen vëmendjen te një pjesë e rëndësishme e së kaluarës së kulturës dhe shtypit shqip në Kosovë. “Rilindja”, si gazetë dhe shtëpi botuese, është vendosur në qendër të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë pesë ditëve