KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
KULTURA

Филида Ло – успешна актерка во многу сцени

Филида Ло

E lindur në Glasgow në vitin 1932, Law ndoqi “Bristol Old Vic Theatre School”, fillimisht me synimin për t’u bërë skenografe, por përfundoi duke studiuar aktrimin “krejt rastësisht dhe për fat të mirë”

“Me shumë trishtim duhet të njoftojmë se Phyllida Law vdiq shumë e qetë në shtëpinë e saj, e rrethuar nga e gjithë familja e saj, të hënën, më 27 korrik”, ka thënë menaxheri i saj, Jacky Leggo, në një deklaratë për BBC. Law u shfaq në ekran së bashku me vajzat e saj disa herë gjatë karrierës së saj të gjatë dhe të larmishme, ndër të tjera në adaptimin e vitit 1996 të romanit “Emma” të Jane Austen, me Gwyneth Paltrow në rolin kryesor. Law luajti zonjën Bates, ndërsa Sophie luajti vajzën e saj, zonjushën Bates

Ylli i skenës dhe ekranit, Phyllida Law, nëna e aktoreve Dame Emma Thompson dhe Sophie Thompson, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

“Me shumë trishtim duhet të njoftojmë se Phyllida Law vdiq shumë e qetë në shtëpinë e saj, e rrethuar nga e gjithë familja e saj, të hënën, më 27 korrik”, ka thënë menaxheri i saj, Jacky Leggo, në një deklaratë për BBC.

“Kishim punuar së bashku për më shumë se pesëdhjetë vjet dhe ajo ishte një njeri i bukur, nga brenda dhe nga jashtë”.

Law u shfaq në ekran së bashku me vajzat e saj disa herë gjatë karrierës së saj të gjatë dhe të larmishme, ndër të tjera në adaptimin e vitit 1996 të romanit “Emma” të Jane Austen, me Gwyneth Paltrow në rolin kryesor. Law luajti zonjën Bates, ndërsa Sophie luajti vajzën e saj, zonjushën Bates.

Ajo luajti gjithashtu së bashku me Dame Emma në filmin “Peter's Friends” të vitit 1992, me regji të ish-dhëndrit të saj të atëhershëm, Sir Kenneth Branagh.

исто така Филмот како мост помеѓу Балканот и Европа KULTURA Филмот како мост помеѓу Балканот и Европа

Ato u shfaqën sërish së bashku në ekran një vit më vonë, në adaptimin e Sir Kenneth të veprës së William Shakespeare, “Much Ado About Nothing” (Shumë zhurmë pëe asgjë)

Në vitin 1997, ato luajtën rolet e nënës dhe vajzës në debutimin regjisorial të Alan Rickman, “The Winter Guest”.

Më vonë në jetë, Law i dha zërin personazhit Partridge në filmin e vitit 2005 të Dame Emma, “Nanny McPhee”, për të cilin vajza e saj e madhe shkroi skenarin dhe në të cilin luajti gjithashtu.

E lindur në Glasgow në vitin 1932, Law ndoqi “Bristol Old Vic Theatre School”, fillimisht me synimin për t’u bërë skenografe, por përfundoi duke studiuar aktrimin “krejt rastësisht dhe për fat të mirë”.

Ajo u martua me aktorin Eric Thompson – i njohur më së shumti për “The Magic Roundabout” – në vitin 1957.

Çifti qëndroi së bashku deri në vdekjen e tij nga një sulm në zemër, në moshën 53-vjeçare, në vitin 1982.

Gjatë një karriere që shtrihej në tetë dekada, Law do të shfaqej në shumë seriale televizive, përfshirë “Dickson of Dock Green” dhe “Rumpole of the Bailey”, si dhe më vonë në “Midsomer Murders”, “Foyle's War”, “Doc Martin” dhe “New Tricks”.

исто така Албанскиот јазик, анализата на индоевропското семејство и неговата реконструкција KULTURA Албанскиот јазик, анализата на индоевропското семејство и неговата реконструкција

Ajo ishte e njohur gjithashtu për punën e saj në ekranin e madh, në filma si “Anna Karenina”, “Saving Grace” dhe “Miss Potter”.

Në skenë, Law u shfaq përkrah Alec Guinness në shfaqjen “A Voyage Round My Father” të John Mortimer, në West End të Londrës, në vitin 1971, si dhe në “Habeas Corpus” të Alan Bennett, në “Oxford Playhouse”, në vitin 1973, shfaqje e cila më pas u transferua në kryeqytet.
Ajo luajti gjithashtu Jacqueline në kastin origjinal londinez të “La Cage Aux Folles”, në “London Palladium”, në vitin 1986.

Aktorja luajti krah John Hurt në filmin e shkurtër “Love at First Sight”, i cili u përfshi në listën e kandidatëve për “Oscar” në vitin 2012.

Law u nderua me titullin OBE në vitin 2014 për kontributin në dramë dhe për shërbimet e saj bamirëse. Të dyja vajzat e saj kanë arritur sukses në ekran.

Emma u lind në vitin 1959 dhe ka fituar dy “Oscar” – një për interpretimin në “Howard's End” dhe një tjetër për skenarin e “Sense and Sensibility” – ndërsa është e njohur gjithashtu për rolet e saj në “Love Actually” dhe serinë e filmave “Harry Potter.”

Sophie u lind në vitin 1964 dhe është shfaqur në filma, përfshirë “Gosford Park” dhe “Four Weddings and a Funeral”, si dhe është nominuar për shtatë çmime “Olivier” për punën e saj në skenë.

Duke folur për vajzat e saj për “The Telegraph” në vitin 2017, Law kishte thënë: “Ato janë të dyja koleget e mia, në njëfarë mënyre. Ato nuk ndoqën gjurmët tona, por na tejkaluan me vrap, duke na shkelur.”

исто така Мери Хајлман – влијателната апстрактна сликарка KULTURA Мери Хајлман – влијателната апстрактна сликарка

Dinastia e aktrimit në familje ka vazhduar edhe me Gaia, vajzën e Dame Emmas, e cila shkroi në “Instagram” për gjyshen e saj: “Pusho e qetë, mbretëresha ime”.

Duke folur për dashurinë e saj për artet për të njëjtën gazetë, Law bëri shaka: “Duhet ta bëj funeralin tim pasdite, shfaqja fillon në orën 14:30, në mënyrë që njerëzit të mund të shkojnë në teatër më pas”.