---
description: Drejtoresha e Muzeut të Louvreit në Paris, Laurence Des Cars, ka paralajmëruar Qeverinë e Francës  për gjendjen e këtij institucioni, duke treguar nevojën për n
title: Muzeu i Louvreit alarmon se po përballet me gjendje të vështirë
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/24/6c6601c5-663a-47a1-8cba-05dd34000a48.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Muzeu i Louvreit alarmon se po përballet me gjendje të vështirë

![Muzeu i Louvreit ka alarmuar për “gjendjen e vështirë të objektit të muzeut më të vizituar në botë” në të cilin shumë gjëra kanë arritur “në nivel alarmues të vjetrimit”](https://resources.koha.net/images/2025/January/24/6c6601c5-663a-47a1-8cba-05dd34000a48.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Muzeu i Louvreit ka alarmuar për “gjendjen e vështirë të objektit të muzeut më të vizituar në botë” në të cilin shumë gjëra kanë arritur “në nivel alarmues të vjetrimit”

- 25 janar 2025 10:05
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 25 janar 2025 10:05
- Shpërndaje në:

## Në letrën konfidenciale me të cilën drejtoresha e Muzeut të Louvreit, Laurence Des Cars, i drejtohet Ministrisë së Kulturës, ajo kërkon ndërhyrje të menjëhershme në përmirësimin e kushteve. Sipas saj, disa nuk janë më rezistente ndaj ujit dhe lagështisë, ndërsa hapësira të tjera përballen me luhatje të ndryshimeve të temperaturës, duke rrezikuar ruajtjen e veprave“

Drejtoresha e Muzeut të Louvreit në Paris, Laurence Des Cars, ka paralajmëruar Qeverinë e Francës  për gjendjen e këtij institucioni, duke treguar nevojën për ndërhyrje të mëdha, ka shkruar ajo në një letër konfidenciale të siguruar nga mediat. Në njoftimin të cilin ajo ia ka adresuar para dhjetë ditësh ministres së Kulturës të Francës, Rachidi Dati, shkruan për  “gjendjen e vështirë të objektit të muzeut më të vizituar në botë” në të cilin shumë gjëra kanë arritur “në nivel alarmues të vjetrimit”, ka raportuar gazeta “Le Parisien”.

Dokumenti, pjesë të të cilit janë publikuar në gazetë, nënvizon për gjendjen shumë të keqe të hapësirave muzeale. Disa nuk janë më rezistente ndaj ujit dhe lagështisë, ndërsa hapësira të tjera përballen me luhatje të ndryshimeve të temperaturës “duke rrezikuar ruajtjen e veprave“. Një tjetër problem është fakti se vizitorët e Louvreit janë të privuar prej hapësirës ​​që “u ofron pushim”.

“Furnizimi me ushqim dhe nyjat sanitare janë të pamjaftueshme, shumë nën standardet ndërkombëtare. Sinjalizimi duhet të ridizajnohet në tërësi”, shkruhet në dokument.

Gazeta “Le Parisien” ka raportuar edhe për “mangësi me peshë” të strukturës të madhe si piramida prej xhami, e hapur ne 1988, e që është “shumë jomikpritëse” në ditët me vapë.

Në njoftimin e drejtoreshës shkruhet po ashtu për nevojën që të shqyrtohet “ekspozimi i Mona Lizës në Salle des Estates”.

[Edhe ![Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave](https://resources.koha.net/images/2026/June/28/f478a79b-143e-477d-8fee-9dab4d724359.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 29 qer 2026 Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave](https://www.koha.net/kulture/muzete-evropiane-ishuj-freskie-ne-valen-ekstreme-te-temperaturave)

Në prill të vitit të kaluar, Laurence Des Cars kishte njoftuar tashmë se po mendonte për përmirësimin e kushteve të ekspozimit të pikturës së famshme të Leonardo da Vincit, për të cilën ajo kishte thënë se meriton një dhomë të veçantë.

Në mesin e projekteve të paralajmëruara është hapja e një hyrjeje të dytë në muze për ta “çliruar“ hyrjen kryesore, e cila ndodhet nën piramidë. Ishte projektuar për të akomoduar katër deri në pesë milionë vizitorë në vit. Muzeu i Luvreit vitin e kaluar pati nëntë milionë vizitorë.

[#muzeu](https://www.koha.net/tag/muzeu) [#Muzeu i Louvreit](https://www.koha.net/tag/muzeu-i-louvreit) [#Laurence Des Cars](https://www.koha.net/tag/laurence-des-cars) [#Franca](https://www.koha.net/tag/franca)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem](https://resources.koha.net/images/2026/June/25/ac27ff05-40e5-407b-ba19-d49354b8aa07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 qer 2026 Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem](https://www.koha.net/bote/kulla-e-ajfelit-dhe-muzeu-i-louvreit-me-orar-te-shkurtuar-per-shkak-te-nxehtit-ekstrem)
- [![Pas më shumë se një viti, zgjidhet studioja që do t’i bëjë ndërhyrjet në muzeun e Louvreit](https://resources.koha.net/images/2026/May/19/32caa752-bcf7-4a90-b97a-8245d9a6b926.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 19 maj 2026 Pas më shumë se një viti, zgjidhet studioja që do t’i bëjë ndërhyrjet në muzeun e Louvreit](https://www.koha.net/kulture/pas-me-shume-se-nje-viti-zgjidhet-studioja-qe-do-ti-beje-nderhyrjet-ne-muzeun-e-louvreit)
- [![Dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit katër muaj pas grabitjes së tij](https://resources.koha.net/images/2025/October/23/8c2e0168-c251-4219-a647-149332f64998.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 24 shk 2026 Dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit katër muaj pas grabitjes së tij](https://www.koha.net/kulture/dorehiqet-drejtoresha-e-muzeut-te-luvrit-kater-muaj-pas-grabitjes-se-tij)
- [![Muzeu i Louvreit synon të dalë prej krizës me shtrenjtim biletash](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/17b211ce-9af8-4a3a-8761-32088ff9e076.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 14 jan 2026 Muzeu i Louvreit synon të dalë prej krizës me shtrenjtim biletash](https://www.koha.net/kulture/muzeu-i-louvreit-synon-te-dale-prej-krizes-me-shtrenjtim-biletash)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Johnny Depp transformohet për rolin e ri në filmin “Ebenezer”](https://www.koha.net/showbiz/johnny-depp-transformohet-per-rolin-e-ri-ne-filmin-ebenezer)

[Showbiz.]() [“The Rescue” sjell aksion, mister dhe një mision të rrezikshëm](https://www.koha.net/showbiz/the-rescue-sjell-aksion-mister-dhe-nje-mision-te-rrezikshem)

[Futboll.]() [Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-nuk-gabon-ndaj-sllovenise)

[Futboll.]() [Supergol i Yamalit në fitoren e Spanjës](https://www.koha.net/futboll/supergol-i-yamalit-ne-fitoren-e-spanjes)

[Botë.]() [Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani](https://www.koha.net/bote/alarm-per-sulme-nga-ajri-edhe-ne-moldavi-e-lituani)

[Ekonomi.]() [Deri në korrik, diaspora investoi 380 milionë euro në patundshmëri](https://www.koha.net/ekonomi/deri-ne-korrik-diaspora-investoi-380-milione-euro-ne-patundshmeri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Muzeu i Louvreit alarmon se po përballet me gjendje të vështirë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/muzeu-i-louvreit-alarmon-se-po-perballet-me-gjendje-te-veshtire","datePublished":"2025-01-25T10:05:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:35:05+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":364,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Drejtoresha e Muzeut të Louvreit në Paris, Laurence Des Cars, ka paralajmëruar Qeverinë e Francës  për gjendjen e këtij institucioni, duke treguar nevojën për n","url":"https://www.koha.net/kulture/muzeu-i-louvreit-alarmon-se-po-perballet-me-gjendje-te-veshtire","keywords":"muzeu, Muzeu i Louvreit, Laurence Des Cars, Franca","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/24/6c6601c5-663a-47a1-8cba-05dd34000a48.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
