KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
KULTURA

Хиперкорекција во јазикот како надминување на стигмата и надвор од секој стандард

Rrahman Paçaraizi

“Gjatë kësaj rruge të transformimit të tyre, për shkak të inferioritetit, a të ngutjes për njëjtësim, këta folës, mbështetur para së gjithash në analogji, bien në kurthet e hiperurbanizmit, madje përtej transformimeve fonetike, me ç’rast, folësit inferiorë, për t’u distancuar nga fonemat rurale (a urbane) që janë pjesë e stereotipave tallës, a për t’u integruar në kryeqytet, nisin të manifestojnë fillimisht rrafshim fonetik, e më pas edhe shenja të hiperurbanizmit fonetik”, ka thënë Rrahman Paçarizi

Vërehet me të madhe se të shumtë janë ata që tejkalojnë standardin në “vrap” e sipër duke iu shtuar shkronja fjalëve dhe duke deformuar edhe vetë gjuhën e unisuar shqipe. E rastet për t’iu përshtatur një vernakulari lokal janë të përditshme. Të mërkurën paradite, gjuhëtari Rrahman Paçarizi në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nëpërmjet ligjëratës “Hiperkorreksioni” ka paraqitur studimin e tij për këtë fenomen. E ka nisur me një barsoletë të akademik Rexhep Ismajlit për vitin 1972

Se ka njëfarë tendence të madhe që grupe të ndryshme shoqërore të tejkalojnë të folmen e vet dhe ta zëvendësojnë atë me një shqipe të standardizuar, është gjë që vërehet. Por vërehet me të madhe se të shumtë janë ata që tejkalojnë standardin në “vrap” e sipër duke iu shtuar shkronja fjalëve dhe duke deformuar edhe vetë gjuhën e unisuar shqipe. E rastet për t’iu përshtatur një vernakulari lokal janë të përditshme. 

Të mërkurën paradite, gjuhëtari Rrahman Paçarizi nëpërmjet ligjëratës “Hiperkorreksioni” ka paraqitur studimin e tij për këtë fenomen. E ka nisur me një barsoletë të akademik Rexhep Ismajlit për vitin 1972 kur  një profesor i stërlumtur nga rezultatet e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i thotë kamerierit: “Një kafè dhe një gotë uaj, ju lutem!”. Akademik Ismajli këtë e ka përmendur te vepra “Bashkësi gjuhësore, njësi, varietet”. Paçarizi ka treguar se e ka përdorur edhe akademik Bardh Rugova te “Ideologjia e gabimit gjuhësor”, ku siç ka thënë ai “’lufton’” kundër preskriptivizmit në gjuhësi. Paçarizi është nisur nga rrënjët e korrektësisë të Sterlingut aty ku ka thënë se i ka lypur dhe gjetur rrënjët edhe Labovi. 

“Për t’ua shpjeguar studentëve fenomenin e mbikorrigjimit (siç e ka shqipëruar Ismajli), zakonisht kam marrë shembullin: 'A keni pa kur dikush i jep zor fort për me hypë në kali dhe këcen përtej kalit, që domethënë, prapë s’është në kali?’”, ka thënë ai. 

Derisa ka folur për mbikorrigjimin si dukuri ka thënë se ka profesorë që thonë “e kemi sollur” në vend të “sjellë”, moderatorë që thonë “nuk kam hoqur  dorë” në vend të “hequr”, deputetë që thonë “do t’ia dhëmë votën” në vend të “japim”, e shembuj të tjerë. 

“Nëse mendoni se një bujk ka gabuar kur ka thënë ‘e kam mbjellë arën’, apo ‘e kam vjelë rrushin’, atëherë po nguteni. Kështu, një  ‘-ur’ që i shtohet pjesores (marrur, përcjellur, dalur apo edhe dhënur e japur), ashtu siç një ‘ë’ në vend të ‘a’-së hundore (do t’i dhëmë mbështetje këtij propozimi) nuk sigurojnë përdorim të drejtë të variantit standard – ato janë shfaqje të inferioritetit gjuhësor të atyre që nuk arrijnë ta nxënë atë, por që, ende, aq shumë e duan, tek e shohin fort të arrirë”, ka thënë ai. Sipas profesorit universitar Paçarizi, mbikorrigjimi ndikohet nga të folurit publik, kryesisht nga mediumet. Ka përmendur se dikur në vitet ’90 në shfaqje një aktor me humor ka thënë: absolutikisht dhe normalitikisht. Dhe, sipas tij, ato tashmë janë mbizotëruese. 

исто така „Дуа“ го бара „Срцето на Сараево“ со Приштина од 90-тите KULTURA „Дуа“ го бара „Срцето на Сараево“ со Приштина од 90-тите

“Folësi i ka dëgjuar në teatër (prestigj), më pas janë replikuar në medie, duke e krijuar idenë e trajtës normative, që mund të haset në postimet në rrjete sociale edhe nga profesionistë, që jo vetëm e kanë gjuhën mjet të përditshëm të komunikimit, por edhe shërbejnë si model i të folurit publik”, ka thënë ai para të pranishmëve në sallën “Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë. Ka cituar se studiuesi me nam Labov ka thënë: “Hiperkorrektimi është term që shpesh përdoret për të përshkruar prirjen e njohur të folësve për të ‘tejkaluar stigmën’ në përdorimin gramatikor; në përpjekje për të korrigjuar disa forma jostandarde, ata e zbatojnë korrigjimin edhe në forma të tjera, për të cilat nuk vlejnë rregullat që përdorin”. E po ashtu se Labov ka ardhur në përfundim se kjo i ka rrënjët në një pasiguri të thellë gjuhësore. 

“Trudgill e interpreton këtë si pasojë e ‘pasigurisë gjuhësore’ ashtu siç e kishin quajtur më herët edhe Bourdieu  dhe Francard, të cilët i diskuton gjerësisht Ismajli”, ka thënë Paçarizi. 

Ka vazhduar duke thënë se pikënisje e rëndësishme për këtë është termi “hiperurbanizëm”, që kryesisht është barazuar në literaturën sociolinguistike. Ka cituar se Ismajli, Rugova dhe Munishi në zërin enciklopedik për ta trajtuar fenomenin që përgjithësisht quhet mbikorrigjim, e kanë emërtuar “hiperurbanizëm”, duke e përkufizuar si: “Përdorim jo i përshtatshëm analogjik i një forme që merret si urbane në një strukturë gjuhësore që nuk identifikohet si urbane”. Më pas ka treguar se Labov i referohej tërthorazi Sterlingut, i cili më 1926 nevojën e korrigjimit e ngriti në doktrinë, duke e përshkruar një lëvizje të tërë që i kishte ndodhur anglishtes, e ku, siç shprehej edhe Labov mësuesi dhe fjalori u ngritën në autoritet të paanashkalueshëm për të folurën “e duhur” në Angli dhe në Amerikë.  

“Kjo duket e ngjashme me atë të cilën Rugova (2021) e ka cilësuar ‘Ideologji e gabimit gjuhësor’, ku premisë themelore është konflikti ndërmjet qasjes preskriptive dhe asaj deskriptive, me ç’rast konceptin e ideologjisë së gabimit gjuhësor, në kuptim të standardit si boshti i diktimeve popullarizuese mbi gjuhën, e mbështet mbi disa pika themelore, si ekzistenca e dy palëve në këtë diskutim; ‘unë flas shqip, ti dialekt’...”, ka thënë Paçarizi. Ka treguar se diskutimi në Këshillin Ndërakademik – forum i dy akademive të shkencave asaj të Kosovës dhe Shqipërisë – kur u propozua që ë-ja të hiqej në disa rrethime fonetike, disa gjuhëtarë u rebeluan fort, pasi propozimi që ë-ja “identitare” e shqipes të hiqej nga fjala ‘kombëtar’, do të ishte baras me tradhti kombëtare.
Ka marrë shembuj të hiperkorreksionit grupor  me “neve” e “juve”: në vend të “ne” dhe “ju” dhe disa shembuj të tjerë. Pastaj edhe shembuj të fjalëve “prestigjioze” si “përmend, them, pohoj, theksoj, bëj të ditur” e deri te hiperkorrigjimi i n-së ndërzanore: “rëror, rërishte, druror”. 

Sipas të dhënave që Paçarizi ka shpalosur te ajo që e ka quajtur hiperkorektimi ideologjik, “shqipëtar” te komunikimet zyrtare përdoret 2 për qind e te ato jozyrtare në 20 për qind. Kurse “tradhëtar” deri në 65 për qind e tradhëti me  35 për qind.

исто така Филида Ло – успешна актерка во многу сцени KULTURA Филида Ло – успешна актерка во многу сцени

Më pas ka dalë te hiperurbanizmi duke thënë se siç ka vërejtur akademik Rugova  “folëset e pakultivuara rurale, ishin ato që ‘flasin me hundore’”. 

“Gjatë kësaj rruge të transformimit të tyre, për shkak të inferioritetit, a të ngutjes për njëjtësim, këta folës, mbështetur para së gjithash në analogji, bien në kurthet e hiperurbanizmit, madje përtej transformimeve fonetike, me ç’rast, folësit inferiorë, për t’u distancuar nga fonemat rurale (a urbane) që janë pjesë e stereotipave tallës, a për t’u integruar në kryeqytet, nisin të manifestojnë fillimisht rrafshim fonetik, e më pas edhe shenja të hiperurbanizmit fonetik”, ka thënë Paçarizi. Sipas tij, të motivuar nga nevoja e përkatësisë sociale, ata heqin dorë nga një “q”, e te fjalë si “qetër” por ndërtojnë trajta si pastjetërnesër, për pasqitinesër që përdoret në Prishtinë nën ndikimin e substratit rural të saj. 

“Folës nga Malisheva e Rahoveci, nën presionin e mbipërdorimit të ‘a’-së në vend të ‘o’-së (pa shkoj, kaliba etj.), përdorin trajta hiperkorrektive poqetë në vend të paqetë të Prishtinës. Folës nga Drenica, në përpjekje për eliminimin e nazaleve përdorin trajta hiperkorrektive sante, në vend të trajtës sãnte siç përdoret në shumicën e të folmeve të Kosovës”, ka thënë Paçarizi. Në këtë rast ka marrë shumë shembuj. 

E kur ka folur për mbikorrigjimin endemik në shqipe ka thënë se për t’u ndërlidhur me tipizimin gjuhësor të personazheve, siç e ka gjetur Vehbiu, Byron, kishte vërejtur një shkrim të Shkurtajt: “Një nga meritat e autorit në lidhje me gjuhën e personazheve është se Dinit, figurës qendrore të romanit, si dhe Vjollcës, Nerit, Titit dhe shokëve të tjerë të tij që përfaqësojnë atë që është moderne, u është dhënë një e folur e krijuar mbi bazën e gjuhës letrare dhe individualizmi i tyre është arritur kryesisht përmes leksikut dhe jo përmes formave të fjalëve. Përkundrazi, gjuha e brezit të vjetër... është pasqyruar saktë përmes të folurit dialektor”. Ka thënë se Shkurtaj, më 1970 kishte nisur betejën e “’okupimit’” të domenit të letërsisë dhe të artit nga gjuha standarde.

исто така Филмот како мост помеѓу Балканот и Европа KULTURA Филмот како мост помеѓу Балканот и Европа

“Metaforikisht, gjuhët standarde janë liqene artificiale, që janë të domosdoshme, pasi u shërbyen grupeve më të mëdha sesa familjeve veç e veç që pinin ujë nga bunarët (puset). Varietetet gjuhësore, në këtë metaforë, janë rrjedhat, përroskat, përrenjtë dhe lumenjtë që e mbushin dhe e freskojnë ujin e ndenjur të një liqeni artificial, çfarë është gjuha standarde. Përpjekja për t’i ndaluar këto rrjedha uji të freskët është vetëvrasëse, pasi liqeni artificial do të shndërrohej në moçal me ujë të ndenjur, i cili nuk i duhet kujt, përveç bretkosave e pilivesave, madje vetëm për një periudhë të shkurtër”, ka thënë Paçarizi. 

Të mërkurën në Seminar është mbajtur po ashtu një tryezë kushtuar veprës së Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 20-vjetorit të vdekjes. Kanë referuar Muhamet Hamiti, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi dhe Agron Gashi. Pos kurseve janë mbajtur edhe disa referime.