Një 20-vjeçar me shtetësi franceze është vrarë në plazhin e Ksamilit në jug të Shqipërisë të martën.
Sipas raportimeve, M.M. është gjetur në mëngjes në shezlonë të plazhit.
Dyshohet se ai është goditur me thikë nga një person që është identifikuar, por që është arratisur.
“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.
-
Дваесетгодишен маж е убиен со калашников во Корча, сторителот е во бегство
-
Едно лице загина во сообраќајна несреќа во Пеќ
-
Во Јариње уапсен осомничен за фалсификување документи
-
Притвор на осомничен за сексуален напад врз 14-годишно девојче во Феризај
-
Осомничен уапсен во Ѓаковица, се обидел да поткупи полиција со 50 евра