KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Уште еден пожар во јужна Албанија, пламенот го зафати одморалиштето на патот Саранда-Сири и Калтер

Zjarri në Sarandë

Фото: ТЧ

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e së dielës resortin “Mesopotam Agroturizëm”, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër.

Sipas informacioneve, zjarri është përhapur rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa nuk ka të lënduar, raportoi “Top Channel”.

Flakët kanë kapluar ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht pjesën e restorantit. Raportohet se zonat akomoduese nuk janë prekur nga flakët.

Për momentin nuk dihen shkaqet e shkaktimit të zjarrit. 

Zjarri ka lënë pas dëme të mëdha materiale.

Një zjarr është raportuar të jetë përhapur edhe në një objekt në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel, e si pasojë e zjarrit gjashtë persona kanë marrë lëndime, përfshirë pesë shtetas të Kosovës.