KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Двајца поправни службеници се физички нападнати во затворот со висока безбедност

затвор

Dy zyrtarë korrektues janë sulmuar fizikisht nga një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gerdoc të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së premtes. Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës situata është vënë nën kontroll pasi u përdor sprej ndaj të burgosurit. 

Dy zyrtarët korrektues dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor. 

“Fsh. Gerdoc, Podujevë 04.09.2026-08:10. Nga Burgu i Sigurisë së Lartë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues meshkuj kosovarë. Gjatë futjes së situatës nën kontroll ndaj të burgosurit është përdorur sprej. Dy viktimat dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.