KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Обвинителството бара притвор за осомничениот за нападот во Исток

Везир Хазирај

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 7 gusht rreth orës 20:40, në fshatin Orroberd të Istogut. 

Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet Hazirajt dhe të dëmtuarit D.H., ka pasur një përleshje fizike, gjatë së cilës i dyshuari ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit.

Nga të shtënat, D.H. dyshohet se është goditur në kofshën e majtë dhe ka pësuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën. Pas incidentit, Haziraj dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Përveç dyshimit për tentim-vrasje, Prokuroria thotë se ai dyshohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve. Gjatë hetimeve është ngritur dyshimi se ai ka mbajtur pa leje një pushkë gjuetie të modifikuar, e cila dyshohet se është përdorur në incident, si dhe një armë të shkurtër, revole. 

Ndërkohë, një ditë pas incidentit, më 8 gusht, rreth orës 20:53, Haziraj dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka bërë një publikim me përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë. Sipas organit të akuzës, në këtë publikim janë bërë kanosje serioze me dëmtim përmes përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese.

исто така Обвинителството бара притвор за осомничениот за двојното убиство во Малишева HRONIKA Обвинителството бара притвор за осомничениот за двојното убиство во Малишева

Prokuroria Themelore në Pejë ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit dhe kërkesën ia ka dorëzuar Gjykatës kompetente, e cila pritet të vendosë lidhur me masën ndaj të dyshuarit.

Siç pati njoftuar drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, për arrestimin e Hazirajt ka pasur bashkëpunim edhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.