KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Мердар, над 63 илјади непријавени евра откриени во автобус што патувал од Германија до Косово

Dogana - paratë

Dogana e Kosovës ka bërë të se në një autobus që qarkullonte në relacionin Gjermani – Kosovë, janë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara. 

Dogana ka njoftuar se zyrtarët doganorë kanë organizuara të dielën, në pikëkalimin kufitar në Merdar, kontrolle më të detajuara të autobusëve që hynin në Kosovë. 

Paratë e padeklaruara janë zbuluar të fshehura në bagazhin personal të drejtuesit e autobusit. 

“Gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 63,400.00 euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit. Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se bartja e mjeteve monetare përtej kufirit duhet të deklarohet në përputhje me kërkesat ligjore. Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar”, thuhet në njoftimin e Doganës.