KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Осомничениот за нападот врз екипата на „Клан Косова“ во Феризај е ослободен

Клан Косова

Prokuroria Themelore në Ferizaj nuk ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj njërit prej të dyshuarve për sulmin ndaj ekipit të televizionit “Klan Kosova” të mërkurën.

Sipas përgjigjes së Prokurorisë të shtunën, i dyshuari I.R. ishte ndaluar për 48 orë në lidhje me dyshimet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Por shton se s'është kërkuar masa e paraburgimit pas vlerësimit të rrethanave. 

“Pas vlerësimit të rrethanave dhe rolit të tij në kryerjen e veprës penale, ndaj tij nuk është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit bazuar në vlerësimin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre për KOHËN. 

Për personat e tjerë të dyshuar, Prokuroria ka thënë se është në fazën e identifikimit dhe janë duke u ndërmarre veprime intenzive hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju siguron se me seriozitetin më të madh është duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen në tërësi të këtij rasti, si në aspektin e identifikimit te personave të përfshirë, po ashtu edhe të sigurimit të të gjitha provave, me theks të veçantë në rastet që përfshijnë gazetarët”, thuhet në përgjigje. 

Si pasojë e sulmit, katër persona kishin pësuar lëndime dhe ishin dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.