KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Запленети 876 килограми тутун и 118 илјади цигари

Запленети 876 килограми тутун и 118 илјади цигари

Dogana e Kosovës ka ndaluar në një depo në Prizren 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare, që dyshohet se janë kontrabanduar.

Siç ka bërë të ditur dogana, gjatë kontrollit janë evidentuar 791 kg duhan i grirë i paketuar, 85 kg duhan i grirë i papaketuar, 21,000 cigare “Marble” pa banderolë dhe 97,000 cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, pa banderolë të Republikës së Kosovës.

“Gjithsej janë ndaluar 876 kg duhan dhe 118,000 cigare”, thuhet në njoftim të Doganës.

Sipas njoftimit, për rastin është arrestuar një person që është dërguar në mbajtje.