Триесет и четиригодишен маж од Урошевац е уапсен на граничниот премин Морина, откако германските власти прогласија меѓународна потерница за кривично дело „Трговија со дрога“.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, kjo është arritur si rezultat i kontrolleve dhe ndalimit të shtetasve të shpallur në kërkim. Tutjet thuhet se 34 vjeçari u arrestua në hyrje të Shqipërisë dhe se janë në bashkëpunim me autoritetet gjermane për ekstradimin e tij.
“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Wiesbaden, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”, thuhet mes tjerash në njoftim.