Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë me ryshfet.
Siç bëhet e ditur nga Policia, i dyshuari ka tentuar t’u japë policëve 50 euro, me qëllim shmangien e shqiptimit të masës për kundërvajtjen.
“Pavarësisht paralajmërimit të zyrtarëve policorë se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, i dyshuari ka insistuar në dhënien e parave me ç’rast është arrestuar. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i PTH-së në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se kartëmonedha prej 50 eurosh është sekuestruar si provë, ndërsa rasti do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë.
Policia e Kosovës rikonfirmon se korrupsioni dhe ryshfeti janë të kundërligjshme dhe se zyrtarët policorë, në përmbushje të detyrave të tyre, do të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme ndaj çdo tentative për ndikim të paligjshëm.
-
Службено полициско возило удрено од автомобил, осомничениот е уапсен во Ѓаковица
-
Едно лице е уапсено во Урошевац, осомничено за сексуален напад.
-
Едно лице е пронајдено без знаци на живот во Северна Митровица.
-
Двајца загинати во сообраќајна несреќа во Подуево
-
31-годишен маж е уапсен во Урошевац поради закани, конфискувано е огнено оружје