KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Жегрова откри зошто останала во Јувентус

жешка жега

Edon Zhegrova ka treguar arsyen pse vendosi të qëndronte te Juventusi, pavarësisht të ardhmes jo të qartë në afatin kalimtar të verës. 

Ai ka folur për mediumin “SportMediaset” të enjten mbrëma, pas barazimit pa gola të Kosovës me Izraelin. 

Zhegrova në Debrecen u inkuadrua në minutën e 77-të.

“E dua këtë klub dhe dua të arrijë diçka të madhe. Kur nënshkrova isha shumë i lumtur, nuk doja të largohesha në këtë mënyrë. Doja të qëndroja dhe tani dua të bëj gjëra të mëdha. Jam i lumtur që jam këtu, është klub i madh dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët, klubin, trajnerin dhe gjithë ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja sa herë që të jem në fushë”, ka deklaruar Zhegrova. 

Ai ka folur edhe për mbetjen jashtë listës në Ligën e Evropës.

“Do ta bëj më të mirën, e respektoj çdo vendim. Kemi ekip të mirë dhe luajmë për të fituar. Nuk dua të flas nëse jemi më të mirë se Interi, por Juventusi është gjithmonë më i mirë”, theksoi Zhegrova duke qeshur.  

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, që luajti me “bardhezinjtë” prej vitit 1992 deri në vitin 1996, ka thënë se e pëlqen shumë stilin e Zhegrovës. Ai ka thënë se ka biseduar disa herë me trajnerin Luciano Spalletti për Zhegrovën. Ravanelli e ka mbështetur futbollistin e Kosovës, por ka pasur edhe kritika. 

“Nëse Zhegrova humb disa topa kjo është sepse ai rrezikon të bëj aksione vazhdimisht. Dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh shumë lojtarë që e pranojnë topin dhe e kthejnë prapa. Do të luaja në atë mënyrë edhe si 58-vjeçar”, ka deklaruar Ravanelli. 

Zhegrova 27-vjeçar me Juventusin në këtë edicion ka dy gola e një asistim.