KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Зенели се смета за кандидат за важната награда

Бесфорт Зенели

Edhe pse në kampionatin e Belgjikës është zhvilluar vetëm xhiroja e parë, televizioni belg “RTFB” e ka futur Besfort Zenelin në mesin e lojtarëve që mund ta fitojë “Këpucën e Artë”.

Zeneli luan te Royale Unioni prej janarit të këtij viti. Ai u transferua te klubi belg nga Elfsborgu suedez për afro 4 milionë euro. 

Royale Unioni e fitoi ndeshjen e parë, ndërsa të dytën e luan të shtunën nga ora 16:00 ndaj Waregemit. 

“Kjo është 11-shja, që sipas opinionit tonë, do të dhurojë befasi të këndshme këtë sezon, e ndoshta edhe janë kandidatë për ta fituar ‘Këpucën e Artë’, kush e di?”, ka shkruar mediumi belg të premten. 
Zeneli është 23-vjeçar, ndërsa luan si mesfushor qendror.

“Zeneli nuk ka nevojë për t’u njoftuar me tifozët e Unionit. Ai është goditur nga lëndimet dhe luajti vetëm 10 ndeshje si titullar në ‘Pro League’ qëkur u transferua. Me aftësi për të luajtur në mesfushë, Zeneli ka treguar më herët se dëshiron të luajë sa më para dhe të jetë afër sulmit, pasi sipas tij, aty shprehet më së miri. Me dhunti teknike, reprezentuesi suedez, i cili luajti në dy ndeshje në Kupën e Botës, ka çdo gjë për t’u bërë mbreti i asistimeve në ligë me vizionin që ka për lojën, sidomos kur ai është plotësisht i shëndoshë”, ka shkruar “RTFB”.