Shpresa e Union SG për t’u paraqitur në Ligën e Kampionëve u shua të martën pas humbjes në kohën shtesë nga skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt.
Union SG, do ta vazhdoj garën në plejofin e Ligës së Evropës pas humbjes 3:2 nga Bodo/Glimt.
Ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kishte përfunduar baras, 3:3.
Edhe ndeshja kthyese ishte dramatike.
Norvegjezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 51-të. 11 minuta më vonë belgët barazuan rezultatin.
Norvegjezët sërish kaluan në epërsi 2:1 ndaj belgëve në minutën e 76-të. Por një gol i minutës së 88-të i realizuar nga ekipi mysafir e çoi në vazhdime ndeshjen.
исто така
Интересната приказна на Зенел за преселбата во Белгија
Kalimin në plejofin kualifikues të Ligës së Kampionëve, vendësit e siguruan me gol të minutës së 117-të.
Nga minuta e 96-të, Union SG luajti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Kamiel Van de Perre.
Tek Union SG luajti deri në minutën e 91-të, mesfushori kosovar, Besfort Zeneli.