KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Вуштри ризикува да го изгуби натпреварот со службен резултат против Балкан

Вучтри

Vushtrria mund ta humbë ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit, që është në program për t’u zhvilluar sot nga ora 14:00. 

Ky ballafaqim është vendosur të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me Vushtrrinë vendëse. 

Por, ndeshja mund të mos luhet për shkak të bojkotit të futbollistëve të ekipit të parë. Kështu ka shkruar faqja zyrtare e Vushtrrisë. 

Është raportuar së fundmi se bojkotimi i futbollistëve vushtrrias është bërë për shkak të moskryerjes së obligimeve. 

Vushtrria ka shkruar se “bordi është i vetëdijshëm për vonesën 20-ditore të pagës së fundit për lojtarët e ekipit të parë, e cila është vonesa e parë e këtij lloji që nga hyrja e FC Vushtrrisë në Superligë”. 

Sipas Vushtrrisë, obligimet ndaj lojtarëve, por edhe ndaj tifogrupit “Forca”, do të kryhen gjatë javës së ardhshme. 

“Pavarësisht këtyre zotimeve, lojtarët nuk pranuan të luanin në ndeshjen e sotme, duke e vënë klubin në një situatë të vështirë dhe duke rrezikuar humbjen e ndeshjes në tavolinë”, ka shkruar Vushtrria. 

Vushtrria është e fundit në tabelë me vetëm tri pikë pas 10 ndeshjeve. E ka një fitore e nëntë humbje, me pesë gola të shënuar e 23 të pranuar.