KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Возиња: Славата по Светското првенство ми ја одзеде приватноста

Возиња

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka treguar se jeta e tij ka ndryshuar ndjeshëm pas paraqitjeve në Kupën e Botës. Vozinha ka thënë se fama i ka sjellë më pak privatësi dhe qetësi.

40-vjeçari Vozinha ka treguar se tashmë e ka të vështirë të dalë në publik pa u përballur me kërkesa për fotografi e autografe, ndërsa në disa raste është filmuar edhe pa lejen e tij.

“Kam humbur qetësinë dhe rehatinë. Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”, ka thënë Vozinha.

Ai ka treguar se gjatë Botërorit kishte marrë oferta nga kompani dhe marka të ndryshme për bashkëpunime.

Pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë pas Botërorit, Vozinha ka pranuar se po të kishte mundësi të zgjidhte mes jetës së sotme dhe asaj para famës, do të kthehej te jeta që kishte më parë.

“Për të qenë i sinqertë, nëse do të duhej të zgjidhja mes jetës që kam sot dhe asaj që kisha më parë, do të zgjidhja jetën që kisha para”. 

Vozinha luan për skuadrën kiliane, Colo-Colo.