Vëllezërit Selmin dhe Melvin Hoxha kanë vazhduar kontratat me Zurichun.
Që të dy do të jenë pjesë e Zurichut deri në vitin 2031.
Selmin Hoxha, 23-vjeçar, ka debutuar në vitin 2022 me Luganon në elitën helvetike të futbollit. Këtë edicion, mbrojtësi i krahut të djathtë ka kompletuar tri ndeshjet kampionale të Zurichut.
Ndërkohë, Melvini Hoxha, 19-vjeçar, që luan si mesfushor ofensiv. Ka suksese me të rinjtë e Zurichut, kurse ka arritur edhe në ekipin e parë.
Melvini Hoxha përfaqëson të rinjtë e Kosovës.
Слични статии