Ainsley Maitland-Niles ka realizuar gol në minutën e 96-të për t’ia shmangur humbjen Evertonit nga Manchester Unitedi.
Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite ndërmjet Evertonit dhe Unitedit u mbyll baras 2:2.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Premier Leagues angleze.
Për Unitedin është barazimi i parë. Ka edhe një fitore dhe një humbje. Ndërsa për Evertonin ishte barazimi i dytë, krahas një fitoreje.
Sulmuesi nga Kameruni, Bryan Mbeumo, në minutën e 46-të e kaloi në epërsi Unitedin.
Evertoni i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 83-të me golin që e realizoi Tyrique George.
Unitedi kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 88-të me golin që e realizoi Benjamin Sheshko në minutën e 88-të.
Por në sekondat e fundit, Maitland-Niles, ia siguroi një pikë shumë të vlefshme Evertonit.
Unitedi në xhiron e ardhshme më 13 shtator e pret derbi me Manchester Cityn.