KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

УЕФА ќе ја казни Црвена Звезда откако го спомена злосторникот Младиќ

c

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit, për banerët që u shfaqën nga tifozët e kësaj skuadre në stadiumin e Viktoria Plzenit në Çeki. 

Banerët ishin për kujtim të kriminelit të luftës, të dënuar me burgim të përjetshëm, Ratko Mladiq, i cili vdiq në burgun e Hagës në moshën 85-vjeçare.

Mladiqi u dënua në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, dëbim dhe akte çnjerëzore, terrorizim dhe sulme të paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së. 

Dënimet nga UEFA ndaj klubit serb mund të jenë shumë të mëdha, ka shkruar “The Athletic” të shtunën.