KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Тензии во Манчестер Јунајтед

Гери Невил

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka pretenduar se Lisandro Martinez dhe Amad Diallo janë përplasur pas humbjes së “Djajve të Kuq” ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Sipas Neville, deklaratat e Martinezit kundër drejtuesve të klubit dhe një postim i Diallos në rrjetet sociale kanë nxitur përplasje mes dy futbollistëve.

Pas humbjes 2:0 nga Atletico, 28-vjeçari Martinez kishte kritikuar investimet e klubit.

Reagimi i mbrojtësit argjentinas u pasua nga një postim i Diallos në rrjetet sociale, ku sulmuesi shprehu zhgënjimin e tij me fjalët se situata ishte e papranueshme.

“Besoj se në dhomën e zhveshjes ka pasur një diskutim të ashpër dhe se lojtarët kanë mbajtur një takim për ta sqaruar situatën”, ka thënë Neville, shkruan të martën “Goal”. 

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se mes dy lojtarëve ka pasur përleshje fizike. 

Martinez ka kërkuar falje për deklaratat e bëra.