KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Во Албанија, тие зборуваат со почит за Сан Марино.

Албанија

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, dhe kapiteni, Berat Gjimshiti, besojnë në fitore kundër San Marinos.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes San Marino – Shqipëri, tekniku italian Maran dhe mbrojtësi Gjimshiti kanë theksuar se San Marino meriton respekt.

Ndeshja e Grupit C1 të Ligës së Kombeve luhet të martën nga ora 20:45 në Serravalle të San Marinos.

Shqipëria e mposhti 2:0 Bjellorusinë në Tiranë të shtunën, ndërsa synon fitoren e dytë në këtë kampanjë.

“Duhet të paraqitemi me qasjen e duhur në ndeshje të tilla. Këto ndeshje ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim me qetësi këtë ndeshje. Duhet shumë respekt për San Marinon. Kjo na jep mundësi për të marrë masat e duhura për situatat që mund të ndodhin gjashtë ndeshjes. E rëndësishme është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të tregojmë ato që kemi përgatitur. Duhen lexuar situata. Duhen bërë zgjedhjet më të mira, në varësi si do të luajë kundërshtari”, ka thënë përzgjedhësi i Shqipërisë, Maran.

Kapiteni i “kuqezinjve”, Gjimshiti, insistoi se nuk ka ndeshje të lehta. Ai ka shtuar se Shqipëria synon vendin e parë në grup.

“Përqendrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100 përqind. Nuk duhet të konsiderojmë asnjë kundërshtar të lehtë, por duhet të japim maksimumin. Kishim një periudhë jo të mirë, por se besoj se kthesa për ne ishte që me sfidën ndaj Bjellorusisë, ku arritëm të fitojmë 2:0. Ne duam vendin e parë në grup dhe për këtë synim luftojmë. Duhet të hyjmë në fushën e blertë me mentalitetin e duhur, besoj se do t'ia dalim të gjithë bashkë. Edhe ata që vijnë nga stoli janë shumë të rëndësishëm nesër”, ka thënë Gjimshiti.

Shqipëria të shtunën luan sërish në udhëtim kundër Finlandës, ndërsa grumbullimin e gjatë e mbyllë me ndeshjen në shtëpi kundër San Marinos.

Ndeshjen e dytë kundër San Marinos e luan më 6 tetor. San Marino pësoi 7:0 nga Finlanda të shtunën.