KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Фенербахче се жали на судијата, се споменува и Муриќи

ВЕДО

Fenerbahçe e ka humbur me rezultatin 2:1 derbin e madh ndaj Beshiktashit. Fenerbahçe ishte vendase në ndeshjen e së shtunës, që i takoi xhiros së katërt të Superligës së Turqisë.

Vedat Muriqi luajti deri në minutën e 68-të, por pa bërë shumë. Ai u largua nga fusha kur rezultati ishte 1:1. 

Humbja për Fenerin erdhi pas tri fitoreve rresht. Në të tri ndeshjet Muriqi kishte shënuar nga një gol.

Te Fenerbahçe pretendojnë se janë dëmtuar nga arbitrat. Për këtë ka folur gjatë presidenti i klubit, Aziz Yildirim. Ai ka thënë se kërkojnë drejtësi.

“Nuk kemi bërë asnjë koment për katër javë. Në ndeshjen ndaj Gençlerbirligit nuk na janë dhënë dy penallti. Kemi humbur dhe nuk kemi thënë asgjë. Më pas ishte ndeshja me Konyasporin dhe më shumë gabime të arbitrave. Më pas, fauli në Vedatin në Samsun dhe tjetër situatë që nuk morëm penallti. Por kemi fituar. Sërish kemi thënë se ‘do të përmirësohen’. Tani gabime të tjera. Kemi luajtur keq. E urojmë Beshiktashin. Por janë dy penallti që nuk na janë dhënë. Arbitri duhet të referojë atë që sheh. VAR-i është në gjumë po ashtu”, ka thënë Yildirim.

Ai ka theksuar se referët nuk janë të denjë.

“Nëse dikush nuk i manipulon, nëse nuk manipulohen nga prapa si lodra, atëherë të gjithë janë jo kompetentë. Futbolli turk nuk do të shkojë askund”, ka shtuar presidenti i Fenerbahçes.

Edhe lojtarë të Fenerbahçes kanë thënë se janë dëmtuar nga arbitrat. Akuzat ndaj arbitrave në fakt po e godasin futbollin turk për shumë vjet. 

Te Beshiktashi për të dytën ndeshje rresht nuk u grumbullua fare Milot Rashica.